Nga muri "axurr" i Berlinit në vitin 2006 deri te bunkeri i kaltër i Francës. Italia nuk ndryshon kurrë. Nëse ka një pikë të fortë në këtë kombëtare është pikërisht reparti i mbrojtjes. Treshja Barzalji- Bonuçi-Kielini janë të pakalueshëm dhe kanë ndihmuar Antonio Konten për të arritur rezultatet pozitive gjatë këtyre ndeshjeve. Ata që u quajtën "bastardë" janë gati të bëjnë një tjetër sforco ndaj Gjermanisë për ta dërguar skuadrën e tyre në gjysmëfinale. Këto janë statistikat e tyre në aktivizimet me Juventusin dhe Italinë.
5
Italia ka arritur të triumfojë 5 herë, nga 6 ndeshje ku është aktivizuar treshja e mbrojtjes Barzalji-Bonuçi- Kielini. Ndeshja tjetër është humbja e finales 2012.
200
"Axurrët" pësojnë 1 gol në 200 minuta sa herë aktivizohen 3 gjigantët e mbrojtjes së Juventusit. "BBC"-ja ka luajtur në total 400 minuta dhe ka pësuar 2 gola, pra mesatarisht 1 gol në 200 minuta.
2
Barzalji dhe Kielini nuk janë mundur asnjëherë kundër Gjermanisë. Të dy kanë arritur 1 fitore dhe 1 barazim, ndërsa Bonuçi ishte në fushë në humbjen gjatë ndeshjes miqësore të marsit. Gjermania fitoi 4-1.
4
Italia ka humbur vetëm 4 ndeshje nga 16 në total kur ka aktivizuar treshen Barzalji- Bonuçi-Kielini: dy miqësore, finalen e vitit 2012 kundër Spanjës dhe humbjen me Uruguain që i kushtoi eliminimin nga kampionati botëror.
6
Në gjashtë ndeshje, nën drejtimin e Antonio Kontes, katërshja Bufon-Barzalji- Bonuçi-Kielini nuk ka humbur asnjëherë. Italia ka fituar 5 ndeshje dhe ka barazuar 2- 2 me Rumaninë (kur ata ishin të 4 në fushë, Italia po fitonte 2-1).
4
Italia nuk ka pësuar gol në katër ndeshje radhazi, pasi në fushë kanë qenë katër gladiatorët e Juventusit. Ajo nuk ka pësuar ndaj Skocisë, Belgjikës, Suedisë dhe Spanjës.
423
Kaq minuta kanë kaluar nga koha kur kombëtarja italiane ka pësuar golin e fundit, kur në fushë kanë qenë Bufon-Barzaji-Kielini dhe Bonuçi. I fundit që ju ka shënuar ka qenë Stanku.
50%
Kjo është përqindja fituese e "pokerit" të "BBC" në 12 ndeshjet e luajtura së bashku në kombëtare. Kanë arritur 6 fitore, 4 barazime dhe 2 humbje.
8888
Katër futbollistët që përbëjnë repartin e mbrojtjes në kombëtaren italiane kanë luajtur 8888 minuta së bashku me fanellën e Juventusit.
56
Gjatë këtyre minutave, kur garda e mbrojtjes juventine ka qenë në fushën e lojës ka pësuar vetëm 56 gola në total. Kjo do të thotë 1 gol në 159 minuta, pra 1 gol në 2 orë e gjysmë lojë.
14
Barzalji, Bonuçi dhe Kielini kanë luajtur së bashku 117 ndeshje me fanellën e Juventusit dhe "Zonja" ka humbur vetëm 14 prej tyre.
68%
Kjo është përqindja e fitoreve kur në fushën e lojës janë 3 mbrojtësit e Juventusit.
10
Në pesë vitet e fundit bardhezinjtë kanë fituar 10 trofe. Treshja mbrojtëse thuajse ka qenë gjithmonë Barzalji- Bonuçi-Kielini.
Përgatiti: GENTJAN ALINANI