Mes listës është dhe shkrimtari ynë Ismail Kadare, i cili ka dhe koeficientin më të lartë. Sikur të mos mjaftonin të gjitha lojërat e basteve që njohim, tashmë një sait basti onlain (www.landbrokes.com) ka hapur një lotari mjaft interesante.
Ajo ka shënuar emrat e shkrimtarëve që janë pretendentë për Çmimin Nobel dhe njëlloj si në skedina ka shënuar edhe koeficientët fitues për shkrimtarët. Rasti bëhet edhe më interesant për ne, kur në garë është edhe shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare. Favorit i bastit është shkrimtari izraelit Amos Oz, i cili ka koeficientin 1 me 4.
Koeficienti 4 është më i ulëti dhe pastaj vijnë duke u rritur, duke arritur deri në koeficientin 10. Këtë koeficient e mban pikërisht shkrimtari ynë i njohur Ismail Kadare, pra nëse ju vendosni bast 10 mijë lek që çmimin Nobel do ta marrë Kadare, nëse Kadare fiton me të vërtetë çmimin mund të fitoni 100 mijë lek, i cili në fakt, për hir të së vërtetës është fitim goxha i mirë.
Assia Djebar 5/1
Joyce Carol Oates 5/1
Herta Miller 7/1
Philip Roth 7/1
Adonis 8/1 Antonio
Tabuçhi 9/1 Claudio
Magris 9/1
Haruki Murakami 9/1
Ismail Kadare 10/1