Ky është bastuni që mbante me vete At Shtjefën Gjeçovi, një referim biografik dhe kulturologjik përmasor unik dhe mjaft domethënës për të kuptuar këtë shkencëtar dhe atdhetar të pashoq të kombit shqiptar.
Bazuar në atë çfarë vihet re në fotografi, le të bashkëndajmë së bashku ndjesitë e veçanta që përcjell ky artifakt etnokulturor i patëdytë në trashëgiminë tonë materiale.
Duket qarte qe shkopi mban nje perzierje te mitologjise dhe patriotizmit. Bastuni bazohet tek figura e gjarperit dhe interpretimet mund te jene te ndryshme.
Duke marre gjarperin ne kulturen kristiane, bastuni mund te jete nje shfaqje e Gjarperit dhe Molles.
Nga ana tjeter, figura e Gjarperit, aq e njohur tek Iliret dhe Shqiptaret mund te jete dhe nje prezantim i nje Orë te shenjtë. Sipas miteve te Shqiperise, ne castin e nje premtimi apo betimi (qe mund te jete nisur ne vitin 1896) lind një Orë (figure mistike) që është garantuese e atij premtimi. Shpeshhere Ora simbolizohet me një gjarpër dhe ky mund të jetë një kujtese e vazhdueshme dhe e lidhur me Patriotizmin duke u bazuar nga shkrimet e tjera qe ndodhen mbi bastun. Ne bastunin e At Shtjefen Gjecovit dallohet te shkruhet: 1896, RRNOFT SHQYPNIJA, THOSH, LEZHË, ..., BOGE
P.S Meritat e percjelljes se fotos: Kastriot Marku