Batigol ish-bomberi mezi ecen
- Botuar: 14 vite më parë
- Shkruar nga:
Gabriel Batistuta, ish-futbollisti argjentinas, i cili ishte tmerri i mbrojtjeve te hekurta te ekipeve italiane ne kohen qe luante ne Serine A per Fiorentinen, tashme mezi mbahet ne kembe.
Sipas gazetarit italian dhe mikut te tij te ngushte, Luca Calamia, ish-sulmuesi vjollce ka probleme te medha me ligamentet e gjurit dhe nuk mund te qendroje ne kembe per me shume se gjysme ore.
“E ka te veshtire te ece per shkak te gjunjve. Demtimet dhe infiltrimet qe ka bere gjate karrieres e kane shkaterruar”, shprehet Calamia per ‘Corriere dello Sport’.
Batistuta, tashme 42-vjeçar, ka bere shume gjilpera per uljen e dhimbjeve dhe reduktimin e kohes se rikthimit gjate demtimeve te shumta te pesuara ne karriere.
Ish-futbollisti, te cili iu vu nofka Batigol kur luante ne kampionatin italian, u terhoq ne mars te vitit 2005, me me shume se 350 gola ne karriere.