Batuta dhe ofendime ne Kuvendin e Shqiperise

Batuta dhe ofendime ne Kuvendin e Shqiperise

Ditën e sotme pritet që në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë të diskutohet ligji antimafie, i propozuar nga Ministria e Drejtësisë. Por, që në fillim diskutimi ka nisur me përplasje dhe ofendime mes të majtë dhe të djathtëve. Deputeti i djathtë Sali Berisha e ka nisur me fjalë fyese dhe pa etikë drejtuar kryeministrit Rama. Berisha tha se, Rama ofendoi doganierët duke i quajtur zhulsa dhe të palarë.

Berisha deklaroi se pas një heshtje varri mësohet nga mediat një marrëveshje e firmosur në fshehtësi të plotë me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Në këtë linjë ai tha se nuk ka lajm më tragjik për qytetarët, se sa të mësojnë se do të rritet më tej çmimi i energjisë, çmimi i ujit, duke kujtuar se në vende të ndryshme të botës, uji jepet falas. “Kur është fjala te uji duhet ti japim ujë të lahet pa paguar, sepse e ka fytyrën e palarë. Kur ishte në skuadrën e basketbollit nuk i afrohej njeri sepse qelbej në erë, i afrohej vetëm mjeku për mëshirë. Ai burrë që u tregon doganierëve djersën e palarë në fytyrë, ai është një zhuls që vetëm ai e di dhe shfrytëzon postin e kryeministrit me gjuhë ordinere. Ç’kryeministër je ti mor, ti je një ordiner. Si mund të fyesh punonjësin ti, dinjiteti i punonjësve është kryesori”, tha Berisha. Në vijim ai kërkoi që të modifikohet rendi i ditës seancës parlamentare dhe të diskutohet marrëveshja për Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Rama të djathtëve: Të varurin e keni brenda dhe ju mban të varur

 

Për të gjithë ata që kanë ardhur pas viteve ’90, u kujtoj se një burrë me emrin Shaban Qosja, u turrej njerëzve kur nuk merreshin me të. Edhe ju si në shumë seanca me radhë jeni bërë si Shaban Qosja. Merrni fjalën akuzoni mua, kryetarin e Kuvendit, reagoni pse ju shohin, pse buzëqeshim, pse ju keni në mend atë që ne e dimë dhe nuk e themi. Filloni akuzoni mua, kreun e Kuvendit, pse buzëqeshim kur flisni, pse kemi në mënd atë që ju e dini dhe ne nuk e themi. Se kush ia ka bërë gjuhës shqipe atë që s’ia kanë bërë as armiqtë e saj të gjithë e dinë. Se kush e ka shkatërruar etikën e komunikimit mes palëve dhe kush i ka trajtuar si armiqtë dhe ka kthyer gjithë periudhën e tranzicionit në një propagandë të Partisë së Punës, që kë ke përballë degjeneroje me libër shpie, të gjithë e dinë. Të gjithë e dinë edhe kush e mban peng PD-në, opozitën dhe seancë. Të gjithë e dinë ku të drejtojnë gishtin kur dëgjohet një burrë plak të shfryjë gjithë fjalorin. S’kam ndërmend të merremi me ju e të shkelim liritë dhe të drejtat tuaja dhe të atyre që merren kundra nesh. S’kemi ndërmend të ulemi në ato nivele ku uleni ju. Mallkimin e gjuhës shqipe e keni marrë. Ne jemi këtu të çojmë përpara punët tona, ne do të dëgjojmë por do të udhëheqim. Nëse mendoni se do imponohemi e keni gabim, për asnjë arsye nuk ka imponim përveç argumentit. Mos përmendi më litarin në shtëpinë e të varurit, se të varurin e keni brenda dhe ju mban të varur. Marrëveshja e fshehtë me FMN-në, është si thirrja për kataklizëm që do të vinte nga taksa që ne vumë apo rritëm te nafta. Ku e keni naftën që do të ngrihej në qiell e do bllokonte Shqipërinë?! Kur erdhët në qeveri çmimi i naftës ishte 60 lekë premtuat ta bënit 40 lekë dhe kur u larguat e latë 190 lekë. Ne e rritëm 10 lekë dhe çmimi  i naftës në 6 muaj është rritur vetëm me 3 lekë, ndërkohë që ai që fut në sherr në Parlament ju mori për hunde të flisni këtu.  Sot jemi në kushtet kur i kemi kthyer besueshmërinë dhe do ua lexoj edhe tekstin përcjellës pas vendimit unamin të bordit të FMN-së bazuar në besueshmërinë e qeverisë. Sa i takon etikës mos përmendi më litarin në shtëpinë e të varurit, se të varurin e keni brenda dhe ju mban të varur. 

Nga ana e tij kryetari i Kuvendit Ilir Meta, deklaroi se propozimet e opozitës do të trajtohen me seriozitet, ndërsa kërkoi që të tregohet kujdes në gjuhën e përdorur, duke shtuar se opozita duhet të jetë modeli i etikës.

Meta: Të ruajmë etikën. Aq më tepër që sot është dita ndërkombëtare e lumturisë, nuk shkon.

Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli kërkoi nga kreu aktual i tij Meta që të ndalojë shkeljen e Kushtetutës. Sipas Topallit mosnjohja e ligjeve e bën këtë Parlament jo thjesht një noter, por një institucion që ka në rend të ditës të hajë me radhë çdo institucion.

Topalli-Metës: Unë ju shoh shumë të lumtur sot dhe gëzohem. Nuk e shoh kryeministrin shumë të lumtur. Kemi 6 muaj që ndjekim programin tuaj. Në 20 vite i ka zhvilluar seancat të paketën dy herë në javë. Për shkak të bojkotit të opozitës së asaj kohe është kthyer në një herë në javë mandatin e fundit. Mosnjohja e ligjeve e bën këtë Parlament jo thjesht një noter por një institucion që ka në rend të ditës të hajë me radhë çdo institucion. Në qoftë se ku Kuvend kthehet në aferë të kryeministrit, merr kompetencat e presidentit dhe ha institucionet përgjegjësia bie mbi ju.

Ndërhyn Rama

Topalli – Ramës: Mos fol pa leje

Meta: Kuptohet ngase jam i lumtur, ngaqë ka dy jave që dikush mungon në Kuvend (Prej dy javësh në Parlament mungonte ish- kryeministri Berisha)

Xhafa për Berishën: Është e turpshme. Nëse do vazhdojmë kështu të ndërpritet seanca të mbledhin grupet parlamentare parlamentare . Nuk kanë borxh qytetarët të kenë mungesën e etikës në Parlament, jeni atje të vendoset një etikë. Një deputet i thjeshtë mund të dalë përjashta e të mos hyjë dy javë në Parlament. Dy standard nuk mund të ketë. Turp për Parlamentin të vazhdojë me këtë gjuhë nuk është e denjë për një njeri të jashtëzakonshëm .

Meta: Jam dakord të ruhet etika


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama