Felix Baumgartner që arriti të mposhte shpejtësinë e zërit ka thyer të gjitha rekordet në YouTube, teksa plot 8 milion njerëz u dyndën për ta parë live në streaming në faqen e Google. Ky është numri më i mad hi fluksit njëherësh në historinë e internetit, konfirmoi Google UK. Austriaku theu rekordin për hedhje të lirë. Ai u hodh nga një kapsulë prej 39 km lartësi, sipër Neë mexicos në SHBA nga një tullumbace helium gjigande. Dhe iu deshën 9 minuta për të arritur në tokë. Aventurieri i sillte pamjet nga një kamera e vendosur në gjoksin e tij.Menjëherë pas rënies ai tha se kishte ndierë që e gjithë bota po e shikonte.