Një video incizim i vajzës dhjetë muajsh ka filluar të shpërndahet me intensitet shumë të shpejtë në të gjitha rrjetet sociale. Kjo për arsye se vajza përlotet deri sa nëna e saj i këndon një këngë. Edhe pse ajo nuk e kupton tekstin e këngës, vajza e dëgjon deri në fund me kujdes nënën e saj duke kënduar. Këngën të cilën e këndon nëna, është nga Sare Evans "My Heart Can't Tell You No".