Beccheti Ai qe ka menduar te na trembe te behet gati per rezultatin e kundert

Beccheti: Ai qe ka menduar te na trembe, te behet gati per rezultatin e kundert

Pronari i Agon Channel, Francesco Beccheti, ndaj të cilit ka një urdhër arresti nga prokuroria shqiptare, ka folur për herë të parë për pubikun. Ai ka dhënë një intervistë për për agjencinë italiane “AdnKronos”. Beccheti thotë se nuk do të ketë asnjë tërmet për Agon Channel. Sipas tij, “ai që ka menduar të na trembë të bëhet gati për rezultatin e kundërt”.

A është ky mandat-arresti një një hakmarrje shqiptare për zërin kritik ndaj qeverisë?

Po. Është një hakmarrje edhe pse Agon nuk bën politikë, por jep vetëm informacion.

Cila është përgjigjja juaj për akuzat e falsifikimit të dokumentave dhe pastrimit të parave?

Nga dokumentat, thuhet se akuza e pastrimit të parave është vetëm një dyshim në lidhje me tre transferta të kryera rreth një vit më parë, të bazuara në letër-porositë që nuk kanë marrë përgjigje. Këto elementë janë të pamjaftueshëm për të hapur një hetim dhe aq më pak të justifikojë lëshimin e një mase për kufizimin e lirisë. Në çdo rast unë nuk kam ricikluar kurrë para dhe në çdo moment jam i gatshëm të tregoj me prova burimin e të gjitha fondeve të transferuara në shoqritë e mia. Kjo është ajo që duhet të bënte prokuroria në dy vjet hetime dhe që nuk e ka bërë.

Po për akuzën e evazionit fiskal për më shumë se 5 milion euro dhe që hetuesit thonë se ato shkuan në kompanitë e tij të tjera në Shqipëri ose përfunduan në llogaritë e tjera bankare?

Kompanitë e Grupit nuk kanë shmangur kurrë taksat. Kalivaç GGreen dhe Energji Sh.p.k janë kreditore në shtet me 10 milionë euro, Kompanitë e tjera dorëzojnë te taksat 5.000.000 €, por nuk janë të sigurt se si unë kam shmangur taksat.

A ishte kjo ishte një tërmet për TV e tij, madje edhe disa nga bashkëpunëtorët e tu u arrestuan?

“Nuk ka tërmet për Agon Channel. Ai që kishte menduar për të na trembur, është duke marrë një rezultat të kundërt”.

A është e përfshirë nëna juaj?.

Nëna ime ka punuar gjithmonë dhe ka mbajtur poste të larta operacionale. Është me siguri jashtë akuzave që i bëhen. Kur duan të të lëndojnë të godasin edhe të afërmit.

Hetimi do të përfshijë edhe skuadrën Leyton Orient?

Jo. Në mënyrë kategorike.

Bllokimi i aseteve do të thotë mbyllje e Agon?

Unë nuk do të thosha kështu.

Çfarë ju vjen t’u thoni punonjësve të Agon?

Janë ata që më kanë thënë për të ecur së bashku përpara.

Përse vini vërdallë me truproja?

Sepse jam kërcënuar me jetë. 20 vjet më parë në Itali, pothuajse të gjithë investitorët lëviznin me makina të blinduara dhe me eskortë.

Cila do të jetë lëvizja juaj e ardhshme?

Nuk do të tregoj sot atë që do të bëj, por megjithatë kam kontraktuar një kompani avokature kombëtare ICSID kundër qeverisë shqiptare për dhunimin e rëndë të investimeve në Shqipëri.

Kur do të ktheheni në Shqipëri?

Kur të konsiderohem i mirëseardhur, siç jam trajtuar për 25 vite. Unë isha aty edhe gjatë luftës ndryshe nga ndonjë kryeministër apo ministër që vinte rrotull nëpër Europë.

Caprarica tha se bëri mirë që iku sepse ishte e pamundur të punohej?

Jam i lodhur me doktor Caprarica që predikon mirë dhe dhe vepron keq. Dua vetëm të nënvizoj se qendra jonë në Lugano dhe me llogari në Montecarlo na ka kërkuar të firmosim një kontratë me një kompani të sapohapur në Shqipëri në emër të bashkëshortes së tij.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama