Beccheti hidhet ne kundersulm kerkon 160 milion euro nga qeveria shqiptare

Beccheti hidhet ne kundersulm, kerkon 160 milion euro nga qeveria shqiptare

Biznesmeni italian Francesco Becchetti, ndaj të cilit Prokuroria ka kërkuar sekuestër të aseteve, pas dyshimeve për pastrime parash dhe evazion fiskal, po kërkon të fitojë “në tavolinë” 160 milionë euro nga shteti shqiptar.

Sipas A1Report, Beccheti e ka paditur Shqipërinë në arbitrazh ndërkombëtar për dy koncensione.

I pari është projekti për përpunimin e mbeturinave në shqipëri, koncension që u dha nga Fatos Nano, por që më pas u anulua.

Beccheti në këtë rast kërkon 150 milion euro dëmshpërblim.

Ai kërkon edhe 10 milion euro dëmshpërblim për në lidhje me TVSH-në për ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit, të cilin as nuk e ka filluar.

Beccheti është një mjeshtër me këto gjyqe.

Mjafton të kujtojmë që Deutsche Bank i mori plot 160 milion euro në një gjyq të ngjashëm, në tetor të vitit 2013./b.l


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama