Juventus është ndalur nga skuadra e fundit e Serisë A, Verona. Bardhezinjtë u mundën në Javën e parafundit me rezultatin 2-1 në transfertë. Rezultati surprizë vjen dy ditë pas rinovimit që trajneri Masimiljano Alegri beri me ekipin deri në vitin 2018.
Juventus u shpall kampione e Italisë dy javë më parë, ndërsa Verona ka siguruar rënien nga Seria A.
Goli i parë u shënua nga Luka Toni me 11-metërsh në minutën e 43´ të pjesës së parë, ndërsa Viviani dyfishoi shifrat për vendasit dhjetë minuta pas fillimit të pjesës së dytë. Golin e vetëm për Juventusin e realizoi Dibala me penallti në minutat shtesë.