Behuni sa me seksi

Bëhuni sa më seksi
Nuk është e domosdoshme që të jeni ndonjë manekine kulminante që të dukeni seksi! Më me rëndësi është gjendja e shpirtit tuaj, sesa pamja juaj. Mësojeni këtë leksion tonin të vogël, bëhuni sa më joshëse. Çfarë ka të përbashkët këmisha e meshkujve e shpërthekuar në mënyrë diskrete me veshjet "body" në trupin tuaj? Të dyja këto pjesë të gardërobës mund të duken shumë seksi, vetëm në qoftë se dini se si t'i bëni këto. Secila femër veten mund ta shndërrojnë në femër shtrigë, në qoftë se nuk i ka masat më ideale. Femrës, e cila vendos të vishet në atë mënyrë, realisht i kërcënohet mundësia që të duket vulgare.

Kufiri që përkufizon seksipilitetin nga vulgariteti është aq i hollë, saqë varet nga shumë faktorë, siç janë natyra e femrës, karakteri i saj, rrethi shoqëror, kultura e vendit ku jeton dhe moda aktuale. Duke e njohur karakterin e mashkullit, ekziston mundësia që e tërë kjo pamje ideale thjesht të mos ketë sukses. Disa meshkuj fantazinë e orientojnë vetëm tek rrobat e bardha të brendshme nga pambuku, derisa të tjerët i duan vetëm rrobat "tango" dhe me dantella ekskluzivisht ngjyrë të kuqe. Pikërisht kjo ndryshueshmëri e joshjes edhe jep efektin e mirë! Në qoftë se tani ju duket se nuk po mund të gjendeni në këtë llojllojshmëri të shijes, mos harroni se joshja, pra së gjithash, është mënyrë e sjelljes. Bëhuni e natyrshme, spontane.

Mungesa e spontanitetit do të prishë tërë mundin tuaj. Thjesht, bëhuni e hareshme, e hapur dhe kuptueshme, qeshuni shlirshëm, kënaquni me ushqimin e mirë dhe me tregime të mira, lejoni që të flasin emocionet tuaja. Shkurt, kënaquni dhe njëkohësisht bëhuni ajo që jeni. Ruajeni sekretin. Kurrë mos tregoni për aventurat tuaja të kaluara, kurrë mos e arsyetoni secilën vonesë tuajën, ndonjëherë gjatë bisedës me shoqet në prani të tij përmendeni kalimthi ndonjë emër mashkulli të panjohur, nuk duhet që çdo herë t'i ankoheni se jeni mërzitur duke e pritur, edhe në qoftë se është ashtu. Flitni shlirshëm për dashurinë. Femra seksi e do seksin. Në shoqëri flisni për seksin pa ngurrim, mirëpo të mos tingëllojë në mënyrë vulgare.

Kur jeni vetëm me të bëhuni diskrete sa më shumë të jetë e mundur. Pëshpëritja në vesh dëshirat tuaja më djallëzore dhe më të vërteta. Për një çift të dashuruar është shumë me rënësi shfaqja e dyanshme e dëshirave, mirëpo në qoftë se deri tani nuk keni pasur rastin për këtë, përgatiteni partnerin me kujdes për diç të tillë. Koordinoni dëshirat tuaja ashtu siç do t'i koordinonit dëshirat e mashkullit që dëshironi ta keni? Gjeni kohë dhe kënaqeni trupin tuaj, relaksojeni trupin tuaj. Relaksimi do t'ju mbush me vetëbesim, do të dëshironi sërish të pushtoni tërë botën. Mos harroni armën e besueshme: pasqyrën shpëtimtare dhe dollapin tuaj magjik të grimit që e keni në vendin tuaj privat - në banjë. Imtësitë e rëndomta do t'ju jenë shumë të rëndësishme. Mos lë mangët as befasinë më të vogël: në telefonatën e shkurtër ia tregoni dëshirën tuaj, blini verë të mirë për mbrëmje intime në dritën e qiriut, bëjani një masazh në qoftë është i padisponuar, përkëdheleni. Bëhuni zemërgjerë...

Largojeni monotoninë... - fjala magjike është: be-fa-soje-ni! Sot femrat e kanë iniciativën, edhe pse kjo nuk është rregull. Provojini çorapët e femrave me "halter" dhe njëkohësisht propozojini pozë të re koketuese, rezervoni dhomën në hotel për muajin tuaj të dytë të mjaltit. Tregojeni karakterin tuaj. Pa kurrfarë ngurrimi shfaqeni mendimin tuaj. Mos iu frikësoni mospajtimeve, por as konflikteve të hapura. Meshkujt i duan femrat të cilat mbrojnë qëndrimin e vet, dhe një minutë pas grindjes futen në përqafimin e tyre. Tregojeni atë me shikim, me shikim rrëzojeni përtokë dhe mos i leni astarë fije dyshimi në qëllimet tuaja. Më vonë fjalët do të jenë të tepërta.




Telegrafi

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama