Bejeni me te kendshme jeten seksuale

Bejeni me te kendshme jeten seksuale
Shumë çifte kanë ngritje dhe rënie – periudha kur shpesh bëjnë dashuri dhe periudha kur ajo dëshirë nuk është edhe aq e shprehur. Terapeutët seksualë japin këto këshilla për kënaqësi të plotë në shtrat:

Ushtrimi i përbashkët

Është dëshmuar që aktiviteti fizik shton dëshiron për seks. Prandaj, vraponi bashkë me partnerin, vozitni biçikletën dhe shkoni në sallë bodibildingu. Pos që do ta kaloni bashkërisht kohën, do të keni edhe seks të shkëlqyeshëm.

Paraloja është më e rëndësishmja

Paraloja seksuale zgjatë intimitetin te partnerët dhe është pjesa më e rëndësishme e bërjes dashuri. Prekjet nxisin qarkullimin e gjakut dhe shtojnë sensualitetin e trupit. Vishni veshje provokuese të brendshme dhe bëni për partnerin një vallëzim erotik. Lëshoni muzikën dhe zhvishuni ngadalë. Zgjojani imagjinatën. Mund të merrni iniciativën gjatë kohës së paralojës.

Realizoni fantazitë seksuale

Flisni me partnerin për fantazitë tuaja seksuale. Bëni dashuri në ndonjë vend tjetër, provoni pozat seksuale për të cilat fshehurazi keni fantazuar ose luajeni një skenë seksi nga ndonjë film erotik.

Relaksohuni tërësisht

Terapeutët seksualë thonë se ndjeshmëria nxitet me dorëzimin dhe me besnikëri. Pra, kur të shkoni në shtrat, harrojini të gjitha dhe përkushtojuni kënaqësisë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama