Garet Bejl i ka siguruar të gjithë se ka marrëdhënie të shkëlqyer me Kristiano Ronaldon. Uellsiani ka folur për mediat britanike dhe thotë se portugezi e ka ndihmuar shumë gjatë kësaj kohe te Reali. "Ai ishte ndër të vetmit lojtarë që fliste anglisht kur unë shkova te Reali. Më ka ndihmuar shumë në fillim. Ishim takuar edhe më parë, kur ai luante në Angli. Kam marrëdhënie shumë të mirë me të", tha Bejl. Ai foli gjithashtu edhe për ndeshjen e sotme, duke vlerësuar maksimalisht Mançester Sitin.
"Kanë lojtarë shumë cilësorë si Aguero, Silva, De Brujne.Nuk janë rastësisht në gjysmëfinalen e Championsit, por ne do të shkojmë për ta fituar ndeshjen. Jemi përgatitur maksimalisht dhe shpresojmë që të shkojmë në finale. Nuk do të jetë aspak e lehtë, por kemi besim se do t'ia dalim. Benitez? Ishte një trajner i mirë dhe nuk është i vërtetë fakti që s'më gjeti asnjëherë pozicionin ku luaja", tha mes të tjerash Bejl.