Belgjike-Holande 2000/ Franca mbreteron serish

Belgjikë-Holandë 2000/ Franca mbretëron sërish

Viti 2000 është i paharrueshëm. Nis shekulli i ri dhe UEFA për herë të parë i organizon finalet e një Evropiani në dy shtete njëkohësisht.

681003_w2Të zotët e shtëpisë, në këtë rast, janë Belgjika dhe Holanda, dy shtete të ndryshme, por me kulturë të afërt. Me një vend më pak në dispozicion, skuadrat e renditura të dytat në kualifikuese do të luajnë në "play-off", ndërsa e dyta më e mirë e pret direkt biletën në finale.

Privilegjin e ka Portugalia, ndërsa Anglisë i duhet "playoff"- i për të shkuar në Vendet e Ulëta. Faza finale - Ajo që hap finalet është Belgjika, e cila mund Suedinë në Hejsel.

Në Grupin B ndodhen gjithashtu Italia me Turqinë. Të kaltrit u përgjigjen organizatorëve me një penallti bujare akorduar Inzagit, i cili e realizon vetë.

francewinNë ndeshjen e dytë është radha e Totit për të shkëlqyer. Goli i romanistit dhe Fiores mjaftojnë për ta kaluar Belgjikën dhe duke hipotekuar vendin e parë, i lejojnë vetes të bëjnë rotacion me Suedinë në ndeshjen e fundit.

Ndërkohë, surpriza Turqi e lë në shtëpi Belgjikën falë një dopiete të Hakan Shukurit. E mbyllin me pikë të plota grupin edhe Holanda, Portugalia. Ndërkohë Spanja zhgënjen me Norvegjinë, por i mjafton fitorja me Slloveninë dhe Jugosllavinë për të shkuar në çerekfinale.

Grupi A është grupi i surprizave. Portugalia e udhëhequr nga Figo mund Anglinë dhe Rumaninë, duke u kualifikuar më shpejt se parashikimet.

Në ndeshjen e fundit turpërojnë dhe Gjermaninë me tripletën e Konseisaos, duke i lënë kampionët në fuqi të fundit në grup.

Çerekfinalet - Portugalia e kalon lehtë rivalen e radhës Turqinë falë dopietës së Gomeshit. Nuk e ka të vështirë as Italia e Zofit, e cila kalon Rumaninë falë golave të Totit dhe Inzagit në pjesën e parë, ndërsa Haxhi në të dytën shfryn zemërimin duke e dërguar Konten në spital. Në ndeshjet e tjera Holanda dhuron spektakël me Jugosllavinë duke e mundur 6-1, ndërsa Zidan udhëheq Francën drejt gjysmëfinales pas fitores 2-1 me Spanjën.

Gjysmëfinalet - Pikërisht "gjelat", janë ata që nisin gjysmëfinalet kundër Portugalisë. Nunjo Gomesh duket se do të vazhdojë ëndrrat e luzitanëve, por francezët barazojnë me Henrinë në pjesën e dytë, dhe Zidan shënon me penallti pas prekjes së topit me dorë nga Koinsesaos në minutën e 117-të të shtesës. Në modernin "Amsterdam Arena" favoritët e Holandës duhet të japin gjithçka me Italinë.

Zof lë Totin në stol, duke ia besuar organizmin Del Pieros. Bergkamp godet dhe shtyllën, ndërsa Zambrota del nga fusha pas dy të verdhash.

Nesta shkakton dhe penallti, por Toldo ndalon De Burin. Çuditërisht, Holanda ul ritmin në superioritet numerik, ndërsa Davids fiton një penallti tjetër. Por, heroi i italianëve tani bëhet shtylla. Fati është me ta, kur e çojnë ndeshjen deri te penalltitë.

Toldo do të presë dy penallti dhe ajo e humbur nga Zenden, mjaftoi për të shkuar në finalen e Roterdamit për herë të dytë në histori.

Finalja - Franca kampione bote luan finalen e dytë në dy vite. Por, italianët treguan gjatë turneut se nuk janë inferiorë.

Zof revolucionarizon sulmin, duke e nisur ashtu si mbylli gjysmëfinalen (me Delvekion dhe Totin në vend të Inzagit dhe Del Pieros).

Pas një pjese të parë të ekuilibruar, Italia e nis më mirë të dytën duke shënuar me Delvekion. Hyn Del Piero, por në 2 raste nuk ndëshkon Bartezin. Franca i provon të gjitha, fillimisht hyn Trezege dhe më pas Viltord në vend të Piresit dhe Lizarazusë.

Duket gjithçka e përfunduar, por në minutën e katërt shtesë Montela që zëvendësoi Delvekion humbet topin dhe nis Francën në kundërsulmin e fundit të ndeshjes.

Topi largohet keq nga mbrojtja dhe sulmuesi i Bordosë vjen nga e djathta, duke lëshuar diagonalen që e çon finalen në shtesë. Italia shokohet, ndërsa zëvendësimet e Lemerrit ishin perfekte.

Dy minuta nga fundi i pjesës së parë të shtesës, Pires zbret nga e majta dhe krosimi i ulët gjen Trezegolin, i cili në rrotullim e sipër i dhuron Francës trofeun e dytë dhe e lë Italinë në lot.

Formacioni më i mirë, nuk dominon askush

Francës i takoi të kishte një futbollist më shumë në formacionin më të mirë të Evropianit, por gjeografia e shpërndarjes në "Euro 2000" ishte shumë e gjerë.

Në portë nuk mund të mungonte Françesko Toldo. Portieri i Italisë ishte heroi i kualifikimit të të kaltërve në finale. Ai priti penalltinë e De Burit gjatë kohës së rregullt në gjysmëfinalen me Holandën, por dhe 2 penallti të "tulipanëve" pas shtesës.

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe edhe në mbrojtje. Dyshja e skuadrës së Dino Zofit, Paolo Maldini dhe Fabio Kanavaro, ishin të pakalueshëm gjatë finaleve.

Emblemat e Milanit dhe Juventusit udhëhoqën repartin më të fortë të finalistëve. Ndërkohë që pjesën tjetër të repartit e formuan djemtë e Lemerrit.

Kështu, Lilian Turam dhe Loren Blank do të udhëhiqnin kampionët e botës në titullin e parë të kontinentit në historinë e tyre, "Francë 1998".

Ndërsa me eksperiencën e dy viteve më pas do të shndërroheshin në dy prej lojtarëve më të mirë në botë në rolet e tyre.

Mesfusha - Këtu nuk kishte si të mungonte Zinedin Zidan dhe Patrik Vieira. Lideri i Francës, pasi kishte udhëhequr kombëtaren në Kupën e Botës, do të ishte protagonist edhe në triumfin e "gjelave" në Evropianin e dy viteve më vonë. Ka një vend nderi edhe për Holandën në këtë repart.

Ai i takon motorit të mesfushës "tulipane", Edgar Davids.

Portugalinë e udhëhoqën drejt çerekfinales yjet e saj, por i pazëvendësueshëm ishte Luis Figo. Në këtë vit, mesfushori luzitan do të përzgjidhej edhe si futbollisti më i mirë i kontinentit, ndërsa në verë do të bënte kalimin e madh nga Barcelona te rivalët e "Bernabeu"-t.

Sulmi - Forca goditëse nuk erdhi nga asnjëra prej finalisteve. Një vend në sulm i takoi Patrik Klaivertit. Lojtari i dytë holandez në përzgjedhjen e formacionit arriti të shpallej golashënues i kompeticionit me 5 golat e tij së bashku me Milosheviçin e Jugosllavisë.

Kurse njeriu që herë pas here vinte edhe nga stoli për t'u shndërruar në protagonistin e përfaqësueses italiane ishte Françesko Toti. Në stol ishin Bartez, Dezai, Nesta, F. de Bur, Rui Kosta, Albertini, Guardiola, Raul, Milosheviç, Nunjo Gomesh dhe Henri.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Group stage

Group A

Team Pld W D L GF GA GD Pts
Portugal 3 3 0 0 7 2 +5 9
Romania 3 1 1 1 4 4 0 4
England 3 1 0 2 5 6 -1 3
Germany 3 0 1 2 1 5 -4 1
12 June 2000
Germany 1-1 Romania
Portugal 3-2 England
17 June 2000
Romania 0-1 Portugal
England 1-0 Germany
20 June 2000
England 2-3 Romania
Portugal 3-0 Germany

Group B

Team Pld W D L GF GA GD Pts
Italy 3 3 0 0 6 2 +4 9
Turkey 3 1 1 1 3 2 +1 4
Belgium 3 1 0 2 2 5 -3 3
Sweden 3 0 1 2 2 4 -2 1
10 June 2000
Belgium 2-1 Sweden
11 June 2000
Turkey 1-2 Italy
14 June 2000
Italy 2-0 Belgium
15 June 2000
Sweden 0-0 Turkey
19 June 2000
Turkey 2-0 Belgium
Italy 2-1 Sweden

Group C

Team Pld W D L GF GA GD Pts
Spain 3 2 0 1 6 5 +1 6
Yugoslavia 3 1 1 1 7 7 0 4
Norway 3 1 1 1 1 1 0 4
Slovenia 3 0 2 1 4 5 -1 2
13 June 2000
Spain 0-1 Norway
Yugoslavia 3-3 Slovenia
18 June 2000
Slovenia 1-2 Spain
Norway 0-1 Yugoslavia
21 June 2000
Yugoslavia 3-4 Spain
Slovenia 0-0 Norway

Group D

Team Pld W D L GF GA GD Pts
Netherlands 3 3 0 0 7 2 +5 9
France 3 2 0 1 7 4 +3 6
Czech Republic 3 1 0 2 3 3 0 3
Denmark 3 0 0 3 0 8 -8 0
11 June 2000
France 3-0 Denmark
Netherlands 1-0 Czech Republic
16 June 2000
Czech Republic 1-2 France
Denmark 0-3 Netherlands
21 June 2000
Denmark 0-2 Czech Republic
France 2-3 Netherlands

Knockout stage

Quarter-finalsQuarter-finals Semi-finalsSemi-finals FinalFinal
25 June - Bruges25 June - Bruges
25 June - Bruges25 June - Bruges
Spain 1
Spain 1 28 June - Brussels28 June - Brussels
France 2 28 June - Brussels28 June - Brussels
France 2 France (aet) 2
24 June - Amsterdam24 June - Amsterdam France (aet) 2
24 June - Amsterdam24 June - Amsterdam Portugal 1
Turkey 0 Portugal 1
Turkey 0 2 July - Rotterdam2 July - Rotterdam
Portugal 2 2 July - Rotterdam2 July - Rotterdam
Portugal 2 France (aet) 2
24 June - Brussels24 June - Brussels France (aet) 2
24 June - Brussels24 June - Brussels Italy 1
Italy 2 Italy 1
Italy 2 29 June - Amsterdam29 June - Amsterdam
Romania 0 29 June - Amsterdam29 June - Amsterdam
Romania 0 Italy (pen.) 0 (3)
25 June - Rotterdam25 June - Rotterdam Italy (pen.) 0 (3)
25 June - Rotterdam25 June - Rotterdam Netherlands 0 (1)
Netherlands 6 Netherlands 0 (1)
Netherlands 6
Yugoslavia 1
Yugoslavia 1

Quarter-finals

24 June 2000
18:00
Turkey 0-2 Portugal
Nuno Gomes Goal 44´, 56´

24 June 2000
20:45
Italy 2-0 Romania
Totti Goal 33´
Inzaghi Goal 43´

25 June 2000
18:00
Netherlands 6-1 Yugoslavia
Kluivert Goal 24´, 38´, 54´
Govedarica Goal 51´ (o.g.)
Overmars Goal 78´, 90+1´
Milosevic Goal 90+2´

25 June 2000
20:45
Spain 1-2 France
Mendieta Goal 38´ (pen.) Zidane Goal 32´
Djorkaeff Goal 44´

Semi-finals

28 June 2000
20:45
France 2-1 (a.e.t.) Portugal
Henry Goal 51´
Zidane Golden goal 117´ (pen.)
Nuno Gomes Goal 19´

Final

Main article: UEFA Euro 2000 Final
2 July 2000
20:00
France 2-1 (a.e.t.) Italy
Wiltord Goal 90+3´
Trezeguet Golden goal 103´
Delvecchio Goal 55´

Statistics

Patrick Kluivert and Savo Milosevic were the top goalscorers with five goals each.

Goalscorers

5 goals
4 goals
3 goals
2 goals
1 goal
Own goal

Penalty kicks

Not counting penalty shoot-outs, twelve penalty kicks were awarded during the tournament.

Scored
Missed

Awards

UEFA Team of the Tournament
Goalkeepers Defenders Midfielders Forwards
France Fabien Barthez
Italy Francesco Toldo
France Laurent Blanc
France Marcel Desailly
France Lilian Thuram
Italy Fabio Cannavaro
Italy Paolo Maldini
Italy Alessandro Nesta
Netherlands Frank de Boer
France Patrick Vieira
France Zinedine Zidane
Italy Demetrio Albertini
Netherlands Edgar Davids
Portugal Rui Costa
Portugal Luís Figo
Spain Pep Guardiola
France Thierry Henry
Italy Francesco Totti
Netherlands Patrick Kluivert
Portugal Nuno Gomes
Serbia and Montenegro Savo Milosevic
Spain Raúl
Golden Boot

UEFA Player of the Tournament


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama