Belgjike shqiptari kercenon se do hidhej nga hoteli nese deportohej

Belgjike, shqiptari kercenon se do hidhej nga hoteli nese deportohej

Një 27-vjeçar shqiptar kërcënoi se do të vetëvritej nëse do të deportohej për në Shqipëri. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në hotel në bulevardin Leopold II Molenbeek -Saint- Jean në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel. Policia ka bërë të ditur se, ky person po qëndronte ilegalisht në Belgjikë dhe për këtë arsye i shmangej policisë, duke qëndruar në hotel. Ka qenë menaxheri i hotelit që ka njoftuar policinë në lidhje me shqiptarin, pasi ai kishte zënë dhomën hotelit vetëm për një natë, por  më pas nuk e ka lënë të lirë.
 
Policia tha se, u lajmërua rreth orës 17:40 të ditës së djeshme nga menaxheri i hotelit, kur ky i fundit pati një grindje me 27-vjeçarin shqiptar. Negociatorëve të policisë federale belge, iu deshën disa orë për të bindur të riun shqiptar, i cili kërcënonte të hidhej nga ndërtesa. Ata u ndihmuan gjatë komunikimit edhe nga një efektiv policie shqiptar. Pasi ka zbritur nga lartësia, 27-vjeçari shqiptar është dërguar në stacionin e policisë për t’u pyetur.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama