Kombëtarja e Shqipërisë, së bashku me gazetarët dhe të gjithë stafin, ka mbetur e bllokuar në Islandë. Kompania ajrore, Belle Air, edhe këtë herë nuk tregoi korrektësi. Aeroplani duhej të ishte nisur qysh në orën 11:00, por kjo ende nuk ka ndodhur dhe kombëtarja ka mbetur e bllokuar në aeroportin e Reikjavikut. Arsyeja? Belle Air nuk ka paguar korridorin ajror dhe aeroplani nuk mund të niset! Kështu raportojnë gazetarët shqiptarë direkt nga aeroporti, të cilët janë së bashku me kombëtaren.