Belle Air falimentimine 22 janar jepet vendimi

'Belle Air', falimentimine 22 janar jepet vendimi

“Në kushtet e mos pasjes fuqi për pagimin e borxhit,kompania ajrore “Belle Air” kërkon falimentimin me qëllim riorganizimin e saj, dhe mbledhjes më pas të detyrimeve financiare”. Kështu është shprehur në konkluzjonin përfundimtar avokati mbrojtës i kompanisë “Belle Air”, Avni Shehu, i cili gjatë ditës së djeshme paraqiti para gjykatës së Tiranës, konkluzjonet përfundimtare. Në analizimin e fakteve, Shehu sqaroi se momentalisht kompania ka një borxh prej 56 milion euro, ku një pjesë e tij është akomuluar në vitet e kaluar.

 

Situata është përkeqësuar menjëherë sapo Drejtoria e Tatimpaguesve të Mëdhenj ka kërkuar detyrimin prej 6.5 milion euro, kjo si pasojë e mospagesës ndër vite të taksës së shkeljes së kufirit ajror. Në fund të konkluzjonit të tij, avokati i kompanisë “Belle Air”, kërkoi që gjykata të pranojë kërkesën për hapjen e procedurave të falimentimit, caktimin e një administrator të ri për kompaninë, dhe lënies kohë me qëllim riorganizimin e saj, për të mbledhur detyrimet financiare dhe shlyer borxhin. Sipas avokatit kjo kërkesë e tillë bazohen dhe në aktin e ekspertimit financiar, ku ekspertia e caktuar nga gjykata, nënvizoi se kapitali financiar i kompanisë “Belle Air”, është më i madh se borxhi që ka kompania.

 

Palët në proce

 

SPalët e treta që janë përfshirë në këtë proces civil si “Tirana Internacional Aeroport” dhe Autoriteti Aviacionit Civil si dhe dy kompani private, i kanë kërkuar gjyqtarit Ilir Çeliku, të pranonte kërkesën e tyre, për hapjen e procedurës së falimentimit të kompanisë “Belle Air”. Në këtë kërkesë palët e treta nuk dhanë argumenta, por paraqitën vetëm materialet me bilance disa vjeçare, për kompaninë “Belle Air”. Pas përfudimit të konkluzjoneve përfundimtare, gjyqtari Ilir Çeliku, caktoi datën 22 janar për dhënien e vendimit përfundimtar, nëse do pranonte kërkesën ose jo të kompanisë “Belle Air”. Gjyqtari Çeliku argtumentoi shtyrjen e seancën me kompleksitetin që ka dosja civile, dhe se për këtë nuk mund të shprehej ditën e djeshme.

 

Padia e TIA-S

 

Në valën e padive civile që po përballet kompania ajrore “Belle Air”, një tjetër padi është rregjistruar kundër saj, në gjykatën e Tiranës. Këtë herë është shoqëria “Tirana International Airport” (TIA) ajo që kërkon nga kompania ajrore pagimin e shumës financiare prej 297 mijë euro, shumë kjo që rrjedh detyrimet e mospagesës së parkimit të avjonëve dhe përdorimit për ulje-ngritje, të pistës së këtij aeroporti. Padia civile është rregjistruar në 10 janar të këtij viti, dhe mban numrin 7218, ndërkohë që gjyqtar është zgjedhur Astrit Faqolli.

 

Pas falimentit, u shitën mijëra bileta

 

Kompania ajrore “Belle Air”, ka depozituar në datën 22 nëntor 2013, kërkesën për falimentim. Kërkesa është bërë në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës, nga vetë përfaqësuesit e kompanisë. Por nëse kërkesa për falimentim është bërë të premten, njoftimi për pezullimin e punës, kompania e fluturimeve e ka bërë vetëm dje në datën 24 nëntor 2013, dy ditë më pas, duke prerë bileta për udhëtarët. Gjatë kësaj kohe kompania ka arritur të arkëtojë qindra mijë euro nga shitja e mijëra biletave tek qytetarët. Pas kësaj situate, kompania shpalli pezullimin e punës, duke bërë që qindra qytetarë të bllokohen në aeroport.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama