Beme gabime por nuk na e mohoni dot fitoren e Luftes

Beme gabime, por nuk na e mohoni dot fitoren e Luftes
Intervista ka qene e precizuar thjesht per luften antifashiste. Por, ne fund, pas pyetjes per 29 Nentorin, ajo nuk duron me. Akuzon historianet qe i sherbyen argumenteve per daten 28 Nentor dhe ben nje sinteze te sajen te ngjarjeve dhe datave te rendesishme, qe kane shoqeruar historine e Shqiperise. eshte e ashper me Nacionalistet dhe kuptohet me te gjithe ata, qe me 1944 iken me forcat gjermane. Ndersa, helmi mbetet per Sali Berishen dhe njerezit qe i sherbejne atij:

"Me te ardhur ne pushtet, Dr. Sali Berisha ndermori reforma demokratike, duke permbysur e fshire shume personazhe historike e madje duke i caktuar ai, me partine e pushtetin tij, se kur madje eshte çliruar Shqiperia. Ai arriti dhe i quajti luftetaret nacional-çlirimtare kriminele dhe i emeroi kuislinget e diversantet "Nder i kombit". Ka ardhur fundi i intervistes sone. Biseda shtrihet per librat dhe gjerat qe pelqen. E cys per personazhe te asaj kohe, qe ne i kundrojme thjesht nga librat dhe kujtimet historike. Adhuron Ruzveltin dhe nje moment flasim edhe per nje nga grate e Titos. Pergjigjet. Tashme eshte krejt e lehtesuar...

Sot eshte shume e konfuzuar periudha e çlirimit. Historiane dhe personazhe, qe nuk e kane vene kurre ne diskutim 29 Nentorin, tashme flasin me argumente te kundert. Cilat jane kujtimet tuaja per ate kohe dhe si e mendoni Ju daten e çlirimit?

"Per mua dhe gjithe pjesemarresit ne Luften N-Ç nuk eshte aspak "e konfuzuar” apo e dyshimte data e Çlirimit te Shqiperise, qe perkon me 29 Nentorin 1944. Ajo eshte dita e fitores se luftes me te madhe te organizuar qe beri populli shqiptar ne historine e tij dhe qe e festoi per 45 vjet ne nderim te gjakut dhe te sakrificave te bijve te vet me te mire. Ajo nuk u vendos ne menyre arbitrare nga nje person. Po ashtu ky ishte dhe vendimi i perfaqesise, qe kishin zgjedhur fitimtaret e kesaj lufte: Keshilli Antifashist N-Ç i Shqiperise, qe kryente funksionet e Parlamentit apo Kuvendit te ardhshem. Ne kete organ te larte, une kam qene e zgjedhur qe pas Konferences se Pezes, ne Konferencen e II ne Labinot e deri ne Permet. Kujtoj se ne Kongresin e Permetit, Keshilli u riformua e u plotesua me disa figura te tjera politike e ushtarake, te njohura gjate zhvillimeve te reja te Levizjes e Frontit Antifashist N-Ç.

Megjithate ne mbledhjen e Kryesise se Keshillit te Frontit N-Ç qe u mblodh me 9 Nentor te vitit 1945, me s’kam ndjekur dhe debatin eshte e vendosur dhe gjendet ne procesverbal dhe vendimi (Ligji Nr. 155) per kremtimet zyrtare ekzistuese. Pa permendur personazhet kryesore te udheheqjes se larte te PKSH-se dhe luftes por edhe personazhe jo komuniste si Gjergj Kokoshi, Kol. Islam Radovicka, Dr. Medar Shtylla, Baba Mustafa Xhani, Ollga Plumbi, Qiriako Harito, Dr. Gaqo Tashko, Prof. Siri Shapllo, dhe kryetari Dr. Omer Nishani, por edhe Tuk Jakova qe ishte shkodran edhe deshmitar, e konfirmuan 29 Nentorin e 1944, si date Çlirimi e Shqiperise. Dua t'ju kujtoj se per kete kane folur dhe historiane te respektuar si personalitete politike te Kosoves e historiane si Fadil Hoxha, Fehmi Agani, Ali Hadri etj, por edhe vete oficere naziste.  Edhe figura te njohura te Ballit si Mit’hat Frasheri, Hasan Dosti, Abaz Ermenji shume personalitete te emigracionit, si Stavro Skendo, Sami Rrepishti etj., ne shkrimet e tyre per luften N-Ç ne Shqiperi asnje rast ne ate kohe e studime te tyre nuk e kane atakuar si date dhe as nuk eshte vene ne diskutim e aq me teper ne dyshim data e largimit te pushtuesve gjermane nga Shqiperia.

Po keshtu edhe nga autore te huaj, si ministrat angleze, Xhulian Emeri, David Smajli, Reginald Hilbert; historiania ruse Nina Smirnova; historiani Bernd Fischer ,etj. Ne fakt, atakimi i dates 29 erdhi nga disa pak historiane e aq me shume nga ata, qe nuk e kishin vene deri me atehere ne diskutim, pikerisht disave qe u vune sherbim te fushates se te humburve te luftes e pinjolleve te tyre qe synojne falsifikimin e historise dhe zhdukjen e simboleve te saj. Shkrirjen e ketyre dy datave, 29-en me 28-en, e bejne me qellimin e vetem, ata qe duan te mohojne luften e lavdishme antifashiste, sepse duan te zbehet e te harrohet mekati qe nuk moren dot pjese ne keto ngjarje te medha historike, me e madhja qe nga koha e Skenderbeut.Mendimi im eshte se binomi i datave te 28 dhe 29 afer njera-tjetres, e ketyre dy datave historike kombetare eshte nje koincidence qe neve, luftetaret e çlirimit te atdheut, na ben te lumtur e krenare.

Askush s'mund t'i unifikoje dy festat historike te popullit shqiptar, 28 e 29 Nentorin, sepse te dyja jane simbole te medha te dy ngjarjeve te medha historike, qe sekush ka vendin, rolin e nderin e vet ne kohe e kushte te ndryshme.Njeqind vjetori i afert i 28 Nentorit te 1912-es eshte festa e gjithe kombit shqiptar, dhe nuk eshte 100 vjetori i 29 Nentorit 1944 as festa e Çlirimit te Kosoves, qofte ajo e reja e 17 Shkurtit 2008, qofte e vjetra, ajo ...kur iken gjermanet nga Kosova".

Pse Lufta antifashiste s’permendet sot aq sa duhet dhe shpesh menjanohet ne protokollet e politikaneve shqiptare, sipas jush, megjithese ajo i dha Shqiperise nje vend te merituar ne levizjen e perbotshme antifashiste?

"Nuk permendet Lufta Antifashiste Nacional-Çlirimtare, sepse politikanet qe jane sot ne pushtet jane pinjollet e bashkepunetoret e ish "Baballare te Kombit" apo ish-pronareve apo njerezit e ashtuquajtur te Dyerve e Fiseve te medha dhe militantet kolaboracioniste me pushtuesit nazisto-fashiste.

Une fola gjate me lart se e gjithe kjo skote, qe ne fillim te luftes, beri zgjedhjen e gabuar duke i sherbyer pushtuesit nazi-fashist, italo-gjerman, qe hapi kufijte e te ashtuquajtures Shqiperi Etnike, e cila ne te vertete ishte ne kundershtim me Karten e Atlantikut, qe nuk lejonte ndryshime te kufijve pas Luftes. Zgjedhja tjeter e gabuar e tyre ishte lufta ndaj komunisteve ne vend te bashkimit me te, me frymen e Aleances se madhe antifashiste anglo-sovjeto-amerikane, qe u krijua gjate Luftes se Dyte Boterore.

Per gjithe boten ka qene i njohur fakti qe Çurçilli ka qene armiku numer nje i Stalinit dhe Anglia me shtetet e medha Perendimore bene çmos ta mbysnin qe ne lindje shtetin komunist te Bashkimit Sovjetik. Por kur e deshen interesat e larta te vendit te tij, Çurçill ishte i pari qe lidhi me Stalinin, Aleancen e madhe Antifashiste ne Luften e Dyte Boterore kunder kercenimit boteror nga planet e çmendura antinjerezore dhe shfarosese te ushtrise se tij te armatosur gjer ne dhembe. S’kaloi shume dhe ketyre iu bashkua dhe fuqia e madhe e Atlantikut, SHBA me Presidentin me te mençur qe pati ne krye per me se tre mandate, Ruzveltit. Qe nga fillimi i luftes dhe deri ne fund te saj, keta burra te medhenj mbeshteten komunikimin me njeri-tjetrin pa rezerva, ne mbrojtje te shteteve e popujve te tjere, por edhe te popujve ne bote. Ata bene udhetime pa marre parasysh rrezikshmerine e madhe dhe u mblodhen koke me koke ne Moske, Teheran, Jalte etj. Ata e perpunuan se bashku strategjine e perbashket, e cila i çoi ne fitore.

Edhe kur perfaqesuesit e Fuqive te medha Demokratike antifashiste te Evropes u mblodhen ne Berlinin e mposhtur me 9 Maj te vitit 1945, per t'i kumtuar botes fitoren mbi nazizmin hitlerian e fashizmin musolinian, "dinjitaret" e larte te vendit tone me 29 Nentor te vitit 1944 ishin larguar ne panik duke u kacavjerre pas xhaketave te Wermahtit te mundur perfundimisht dhe varkave te rastit, per te mbaruar pa piken e dinjitetit ne kampet italiane, te poshteruar nga fashistet, e qe deri me atehere kishin pasur padrone dhe qe i trajtuan pa pike respekti, qofte mbretin Zog, kudo qe shkoi ne Kajro, Londer, ne France apo edhe liderin e Ballit Kombetar Mit’hat Frasheri, qe u strehua ne SHBA, ku edhe vdiq ne nje hotel. Kurse mercenaret e militantet e vegjel, qe u sherbyen ketyre, e i ndoqen pas, i perdoren si mish per top, duke i derguar nga qielli, deti dhe toka, kunder vellezerve te tyre te gjakut dhe te gjuhes. E qe per keta mjerane shqiptaret ishin gjithnje armiq sepse ishin komuniste, sikur te mos ishin shqiptare.

Per kreret e tyre balliste e Legaliste, s'kish rendesi Shqiperia, as e vogel as e madhe, por pronat dhe pushteti qe u kish ikur nga duart.45 vjet ne mergim, ne boten e qyteteruar perendimore, keta pinjolle dhe trashegimtare te politikaneve e te ish-fiseve me emer si edhe militante te zellshem te dy organizmave nacionaliste shpesh mbeten ne grindje me njeri-tjetrin se kujt i perkiste me pare vendi i pare ne pushtet. Ata nuk u gjenden ne mentalitetin e tyre, nuk mesuan asgje nga demokracia po u kthyen me ide fikse per tu hakmarre me "rrjepacaket" komuniste, me bujqit e argatet e tyre, qe ua kishin marre pushtetin (Vazhdonin me idene se "u ngriten kembet, t'i bien kokes! Kjo s'durohej per ta). Keshtu treguan dhe njehere se ashtu si ne lufte qe nuk iu dhimbsej gjaku i popullit dhe tani ne paqe nuk kursyen djersen e tyre edhe e shkaterruan ne menyren me barbare, deri ne kuoten zero" gje qe nuk kish ndodhur deri me atehere ne asnje nga vendet socialiste te Lindjes".

Atehere pse u mohua kjo lufte dhe cilat ishin gabimet tuaja...

"Ne fund te fundit, ne komunistet ishim rreth 120 mije, e pas 45 vjetesh nuk u beme (me dashje) me shume se 200 mije. Partia e Punes ishte ne rolin e Shtabit. eshte e vertete se shteti yne ishte shtet marksist, i centralizuar, i drejtuar me dore te forte, qe vertete beme edhe gabime, qe po i paguajme por nuk eshte e drejte qe te verbuar nga urrejtja ndaj Komunizmit te mohohet lufta dhe puna gjysme shekullore e popullit te tyre.Po sidomos politikaneve, qe drejtojne vendin, nuk u lejohet te marrin vendime qe na bejne qesharake dhe para botes se qyteteruar demokratike. Me te ardhur ne pushtet, Dr. Sali Berisha ndermori reforma demokratike, duke permbysur e fshire shume personazhe historike e madje duke i caktuar ai, me partine e pushtetin e tij, se kur madje eshte çliruar Shqiperia. Ai arriti dhe i quajti luftetaret nacional-çlirimtare kriminele dhe i emeroi kuislinget e diversantet "Nder i kombit".

11 Janari eshte hequr nga lista e festave kombetare madje edhe nga shkolla tetevjeçare qe perkujtonte emrin e kesaj date historike. Por, Shqiperia ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara (OKB) a eshte pranuar si Mbreteri apo Republike?! Ishte ne perandorine e Viktor Emanuelit apo ne Mbreterine e Zogut?! Atehere kur eshte shpallur Shqiperia, Republike? Kur? Nga kush? Si mund te fshihet kjo?

10 korriku, festa e themelimit te Ushtrise Popullore shqiptare nuk eshte po ashtu me. Themelimi i ushtrise eshte bere qe ne ditet e shpalljes se Pavaresise me 1912, me ane te Ismail Qemalit. Çdo gje qe eshte krijuar ne ato dite te lavdishme, ushtri, polici, telefoni, etj.,  etj., qe mbeten historike, tashme e meritojne nje nderim te perjetshem per ç’do shqiptar nga kombi yne. Por dihet sesi ishte fati i qeverise, i vete plakut te nderuar te Vlores, apo se çfare ushtrish e ushtaresh pati dhe njohu Shqiperia e Princ Vidit, Esad Toptanit, Haxhi Qamilit dhe deri ushtaret e Mbretit Zog, qe ky i fundit iu dha pushke pa fisheke dhe ne fund i tradhtoi duke i lene te çorientuar ne meshire te pushtuesve fashiste. Po pastaj na plasi Gerdeci dhe u zbulua potencial i fuqishem i ushtrise se vertete te popullit, qe ne fakt ishte armatimi qe behej per nje rreth tashme te njohur per tu pasuruar, kurse potenciali njerezor i pergatitur ne akademia, me nje profesionalizem te larte u hodh ne rruge, u lene te shesin banane e sot per fat kane rigjetur guximin qe s'u ka munguar kurre, jane ngritur te bashkuar e kerkojne trajtimin qe meritojne...”

Atehere si e shikoni drejtimin e sotem politik...

(Vazhdon) "E pastaj: Ra ky mort e u pame. Ndodhen permbytjet e ketij janari per tre muaj me radhe. Pas katastrofes gati kercenuese edhe per digat e hidrocentralet, Sali Berisha i trembur per vdekje i lejoi te dalin ne ekranet televizive, specialistet kolose te projektimeve, ndertimeve apo dhe funksionaret e hidrocentraleve qe ishin ne harrese me gjithe studimet, rregulloret te instituteve te tyre shkencore e te teknikes se larte, qe i shperndau dhe ato te Akademise, sepse ishin krijesa te sistemit komunist.

Si mund t'ecin mire punet ne Shqiperi, qe ç’do dite e me teper thellohet perçarja duke vazhduar ende me flamurin e antikomunizmit ashtu si bene pseudo-nacionalistet edhe gjate luftes, duke i quajtur komuniste te gjithe partizanet dhe patriotet nacional-çlirimtare. Maxhoranca e sotme nen pushtetin e Sali Berishes dhe Jozefina Topallit qe nga tribuna e qeverise dhe e Parlamentit, duke perdorur fjalorin me skandaloz, shajne e fyejne opoziten sepse qenkan bij partizanesh e komunistesh! Domethene? S’meritojne te vijne ne pushtet socialistet, as megjithese e kane mohuar komunizmin e sistemin e shkuar? Vendimi qe mori levizja Nacional-Çlirimtare Antifashiste e Shqiperise dhe lufta perkrah Aleances se madhe Antifashiste anglo-sovjeto-amerikane, ka qene nje vendim jetik per ate kohe, per dje, e per t'ardhmen e Shqiprise e te kombit shqiptar. Merret me mend se ç’duhet t'i ndodhte Shqiperise e Kosoves, po te mos kishin luftuar perkrah aleateve te medhenj kunder pushtuesve nazifashiste. Po te mos kishin luftuar shqiptaret e Kosoves kunder pushtuesve nazifashiste, shume te reklamuar si çlirimtare te trevave te Shqiperise etnike.

 Kosova nuk do te kish as ato te drejta minimale qe Jugosllavia e Titos u detyrua t'ia njohe, por sidomos nuk do behej as ajo qe eshte sot e shkeputur nga Serbia, si shtet i pavarur me luften qe beri me bijte e saj, me mbeshtetjen e Fuqive te Medha Euro-Atlantike dhe forces se tyre ushtarake NATO-s. Ne qeme aleate dhe ne Konferencen e Paqes ne Paris, e delegacioni grek me mbeshtetjen edhe te delegacionit Britanik e trajtoi Shqiperine si aleate te Italise fashiste dhe arriti edhe te dilte me pretendime tokesore dhe sot e kesaj dite s'ka hequr dore as nga gjendja e luftes. Ne qeme aleate por britaniket organizuan provokacionet e Kanalit te Korfuzit dhe na çuan dhe ne Gjyqin e Hages (siç del tani pa te drejte). Ne qeme aleate dhe beme nje lufte t'ashper ndaj pushtuesve, te cilet dogjen e shkaterruan gjysmen e Shqiperise dhe ne raport me popullsine pesuam deme shume me teper sesa disa vende perreth, e nuk morem asnje qindarke demshperblim as ne Konferencen e San Franciskos, e as me vone, nga Italia dhe Gjermania.

Politikanet tane sa te merren me nje shesh, me nje unaze, le te shohin se ç’po ngjet perreth ne bote. Jemi deshmitare te ndryshimeve te medha, lufta kunder terrorizmit boteror krijoi aleanca te reja ne mes te fuqive te medha t'Evropes (France, Gjermani si edhe Ishulli i Britanise se Madhe) me SHBA, bashkepunimi per ne Irak, Afganistan, etj. Kriza e madhe financiare qe e goditi SHBA-ne ishte me reperkusione te rrezikshme per gjithe vendet e lidhura me boten e globalizuar e po i detyron keto te rishikojne ekonomite e financat. Obama erdhi si President jo nga ngjyra e lekures, por se SHBA-te e ndane mendjen qe ta drejtojne vemendjen me teper nga Afrika e Azia, jo vetem se ne keto kontinente eshte duke u zgjuar gjithnje e me shume ndergjegjja politike e sociale per vlerat e tyre kulturore e potencialin ekonomik, por edhe se vende si Kina, me hapin e saj gjigand ekonomik, jo vetem nuk behet fjale te trajtohen me me akuza e mosperfillje si vend komunist (pavaresisht) (disa fjaleve per te drejtat e Tibetit, te ujgureve) po merr tashme formate reja bashkepunimi, jo thjesht shkembimi tregtar, por edhe bashkepunimi strategjik te perbashket per te evituar krizat e thella ne shkalle boterore te rrezikshme per te gjithe. Une nuk e di nese eshte i vertete lajmi qe Kina e re, vendi me i fuqishem ne bote ne nje te ardhme jo te larget, me huate qe dha, e shpetoi SHBA-ne nga kriza e thelle financiare.

Sa po leshon pe Kina nga Komunizmi i saj, e sa ne SHBA-te po studiojne Marksin ne universitet, kjo eshte puna e tyre?! Puna e politikaneve tane eshte te behen me serioze e te pergjegjshem para interesave te larta te vendit dhe te popullit te Shqiperise dhe te kombit tone shqiptar dhe te respektuar para botes se qyteteruar...",


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama