Ben 3 kilometra per 8 muaj


U largua nga shtëpia 8 muaj më parë, mbase e lodhur duke qëndruar gjithmonë e mbyllur mes 4 mureve. Tani e gjetën breshkën Orazio 3 kilometra larg nga shtëpia nga ku ishte larguar.

Largimi nga shtëpia ecte me ritmin e 12 metrave rrugë në ditë. Një lodhje e madhe për një kafshë të tillë, i cili kishte mbijetuar në këto muaj edhe nga rreziku për t’u bërë pre e kafshëve të egra ose të shtypej nga ndonjë makinë.

Breshka u gjet nga një inspektor i mbrojtjes së kafshëve në mes të një rruge afër St Fagans, në periferinë e Cardiff, kryeqytetit të Uellsit. Gjetja u bë falë një mikroçipi që i kishte vendosur pronarja e tij.


Marr nga : Albeu


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama