Karim Benzema është dyshimi i madh për trajnerin Zinedin Zidan në prag të ndeshjes me Mançester Sitin. Sulmuesi francez doli nga fusha e lojës duke çaluar në ndeshjen Vajekano-Real Madrid, ndërsa ditën e djeshme nuk u stërvit me të gjithë skuadrën. Stafi mjekësor i Realit dhe klubi nuk ka dashur të japë asnjë informacion në lidhje me shkallën e dëmtimit të tij duke shpresuar se ai do të jetë i gatshëm për ndeshjen e nesërme me Mançester Sitin.
Benzema nuk është shqetësimi i vetëm për trajnerin Zidan, sepse Ronaldo dhe Pepe gjithashtu nuk janë stërvitur me skuadrën
. Për portugezin ka lajme të mira dhe mendohet se do të jetë i gatshëm për gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve, e cila do të luhet në Angli. Mungesa e Benzemasë do të ishte një goditje e madhe për Realin, pasi Hese nuk ka eksperiencën e duhur për të përballuar ndeshje të tilla.