Beogradi blindohet serish per Edi Ramen

Beogradi blindohet serish per Edi Ramen

Blindohet Beogradi në prag të vizitës së dytë të kryeministrit Rama në Serbi, në kuadër të forumit ekonomik mes vendeve të Europës Qendrore e lindore dhe kinës më 16 dhe 17 dhjetor. Mediat vendase bëjnë me dije se dhjetë mijë forca sigurie do jenë në gjendje gatishmërie, dyfishi i numrit të uniformave blu, gjatë vizitës së parë të Ramës në Beograd. Ndërkohë mediat në Serbi, duke iu referuar ardhjes për herë të dytë në pak kohë të kryeministrit shqiptar kanë shkruar se ai do të mbajë sërish një jelek antiplumb.

Në një shkrim të saj disa ditë më parë, me titull: “Paranoja, Rama frikësohet se mos e vrasin në serbi” gazeta serbe “Kurir” shkruan se kryeministri shqiptar mbante veshur një antiplumb gjatë vizitës së 10 nëntorit. Duke iu referuar burimeve të saj, e njëjta gazetë evidenton se edhe gjatë forumit ekonomik kryeministri shqiptar do të mbajë të njëjtin antiplumb. Forumi ekonomik mes vendeve të Europës Qëndrore e Lindore dhe Kinës ka në fokus nxitjen e investimeve të reja në Shtetet Eurolindore dhe Shtetet Ballkanike.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama