Beqaj Nga 1 Janari mjeku i familjes falas per rezidentet ne Shqiperi

(Përditësimi)

BeqajTIRANË, 22 Tetor/ATSH-Arbi Fortuzi/-.Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj gjatë një replike në seancën plenare që po zhvillohet në Kuvendin, tha se deklaratat e Partisë Demokratike janë një farsë, pasi sistemi shëndetësor është çdo ditë e më mirë.

Ai premtoi se brenda 1 janarit do të kaloi ligji i cili do tu mundësojë shqiptarëve rezident në vendin tonë të kenë mjekun e familjes falas.

Sipas tij, sistemi shëndetësor në vend është në përmirësim të vazhdueshëm. "Puna e qeverisë në këto dy vite në sistemin shëndetësor ka qenë kolosale. Kemi miratuar ligjin për barnat, për të cilin ju nuk sollët asnjë amendament. Po ashtu janë rritur me 15% pullat e sigurisë. Janë shtuar 208 punonjës në Qendrën Spitalore Universitare Tiranë", tha Beqaj, duke i cilësuar si false dhe jo të sakta deklaratat e bëra nga Partia Demokratike. Ministri Shëndetësisë, Ilir Beqaj nënvizoi se falë vullnetit të Qeverisë sistemi shëndetësor po pëson çdo ditë përmirësim.

Ministri Beqaj vijoi retorikën e tij edhe pas akuzave të lëshuara nga deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, tha se opozita vijon përçatjen e saj. "Mesa duket përçatjet nuk kanë fund, nuk kanë kufi e cak. Megjithatë, sa kohë kemi marrë për sipër të qeverisim vendin, na duhet të pranojmë edhe këtë", tha Beqaj, duke saktësuar se përgjigja nuk është për përçatjen e opozitës parlamentare, por për shqiptarët.

"Për të gjitha ato që ka marrë përsipër qeveria në shtator të 2013-ës në përmbushje të atyre angazhimeve, në përmbushje të nevojave të përditshme të qytetarëve, me të cilat përballet vendi, që vijnë qoftë nga keq qeverisja e mëparshme, qoftë nga problemet e akumuluara në shumë vite. Në këto dy vite ndryshimet janë të prekshme dhe rrënjësore në disa aspekte. Ne u angazhuam të ulim çmimin e barnave dhe sot pas dy vitesh e kemi realizuar këtë gjë. Përfitojnë shqiptarët që i paguajnë më lire barnat. Përfitjonë spitalet që me të njëjtën sasi parash furnizohen më mirë, por dhe skema e rimbursimet që me të njëjtin fond marrin më shumë të ardhura dhe barna. 45 pricipe aktive dhe 85 alternative janë shtuar në listën e rimbrusimeve. 120 mijë pacientë më shumë që kanë përfituar. Dy grupe sëmundjesh, kardiake dhe tumorale janë në qendër të vëmendjes. Nëse krahasojmë 2013 me 2015, u them sot me sëmundjet kardiake ka një ndryshim rrënjësor që në parandalim, përmes Chekup. Mund t'ju them që në dy vite diferencë ndërhyrjet kanë qenë nga 1600 në 3600. Disa në spitalet publike, disa të financuara nga publiku drejt spitaleve private", tha Ministri Shëndetësisë.

"Volumi i punës në QSUT. Në 9-muajt e 2015-ës, janë 2 miliard lekë të përdorura në Spital. Në 9-muajt e 2013 ishin 1.5 miliard. E gjetëm 6 muaj kohën e pritjes sot 35 ditë. 6 muaj ishte pritja për rezonacën, 1 muaj sot. Ajo çka kemi marrë përsipëri nuk mbaron sa kemi bërë, por jemi të angazhuar të avancojmë ndërhyrjen në shëndetësië. Duke filluar nga 1-janari mjeku i familjes do ofrohet falas për çdo familje rezidente në vend", tha Ministri Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

/a.g//vijon/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama