Beqaj Tarifa zero per grate shtatezena dhe kancerin e gjirit

Beqaj: Tarifa zero per grate shtatezena dhe kancerin e gjirit

Në ditën e parë të muajit për ndërgjegjësimin e grave dhe vajzave për kancerin e gjirit,  ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka urdhëruar që tarifat për shërbimet mjekësore të ofruara për të sëmurët me sëmundje tumorale të bëhen zero. Përmes një njoftimi  Beqaj thekson se , “po nga sot, kam urdhëruar edhe përjashtimin nga aplikimi i tarifave për shërbimet mjekësore të ofruara për gratë shtatzëna, një premtim i kahershëm i Partisë Socialiste, i bërë tashmë realitet me qeverisjen e kryeministrit Edi Rama.”Ai ka ftuar vajzat dhe  gratë të diagnostikohen, me qëllim parandalimin e sëmundjes.

“Me qëllim rritjen e mundësive për parandalimin e kancerit të gjirit, ftoj vajzat dhe gratë e çdo moshe dhe profesioni të mos hezitojnë, por të bëjnë të gjitha ekzaminimet e mundshme të vetëkontrollit për diagnostikimin dhe kurimin e hershëm, të cilat mund të shpëtojnë jetë”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama