Kryeministri Edi Rama gjatë turneut të tij nëpër Shqipëri, ka ndaluar edhe ne qytetin e Beratit ditën e sotme, ku ka inspektuar punimet në Bulevardin e Rilindjes. Berati, ka qenë ndalesa e kryeministrit këtë fundjavë. Në një postim në rrjetin social Twitter, kryeminisri Rama ka publikuar foto të aktivitetit të tij këtë të diel. Ai duket mjaft sportiv, duke hequr dorë nga veshja e tij zyrtare me të cilën jemi mësuar ta shohim. Në rrjetin e tij social twitter Rama shkruan se së shpejti do të nisë dhe projekti i parkut të këtij qyteti si dhe rruga e re e lumit:
“Ne bulevardin këmbësor të rilindjes së Beratit ku së shpejti nisim dhe projektin e parkut te ri të qytetit dhe rrugës së lumit”, shkruan kryeministri në Twitter.