Berat, 23 Tetor/ATSH/-Kryetari i Bashkise Beratit, Petrit Sinaj zhvilloi një takim me tre Kryetare Bashkie nga Rajonet Arbëreshe në Itali.
Kryetari Sinaj takoi përkatësisht kryetarët e Komunave Arbereshe , Alessandor Tochi i komunës Civita, Antonio Ponillo i komunës Vaccarizzo Albanese dhe Ferdinando Noccilli i komunës Spezzano .
Takimi u zhvillua në kuadër të javës së gjuhës Italiane , të organizuar nga Konsullata Italiane në Vlorë, Instituti Italian i Kulturëss, Ambasadës Italiane në Shqipëri, në bashkëpunim me Bashkinë Berat.
Gjatë takimit, Kryetarët e Bashkive Arbëreshe, vlerësuan së tepërmi kulturën dhe vlerat e qytetit të Beratit dhe u shprehën se lidhjet ndërmjet popullit Arbëresh me popullin shqiptar vazhdojnë të jenë tëpër të çmuara dhe në komunat ku ata janë kryetarë bashkie, ku ruhet ende gjuha arbëreshe.
Kryetari i Bashkisë së Beratit Petrit vlerësoi bashkëpunimin ndërmjet vendeve respektive dhe u shpreh se "lidhjet kulturore dhe jo vetëm ndërmjet komunave në Itali dhe bashkisë së Beratit do të njohin vetëm rritje".
Gjatë takimit, përfaqësuesja e Ambasadës Italiane në Shqipëri transmetoi edhe mesazhin përshëndetës të Ambasadorit Italian në Shqipëri Massimo Gaiani i cili mbështeti këtë iniciativë.
Në këtë kuadër, grupi Arbëresh do të organizoje edhe një koncert në Qëndrën Kulturore të Beratit me muzikë dhe këngë Arbëreshe. /a.g/