Lajmin e parë drejt krerëve lokalë të Beratit e ka dhënë drejtori i Institutit të Monumenteve të Kulturës, Lorenc Bejko, i ndodhur atje, afër vendimmarrësve.
Përfshirja e Beratit në vlerat e pasurisë botërore nën ruajtjen e UNESCO-s është ngjarje e madhe për Shqipërinë, në funksion të njohjes dhe promovimit të vlerave të rralla të trashëgimisë, një aset i fuqishëm ky për të ardhmen evropiane të vendit.
Nga : Gazeta shqip