Berisha Fshihesh pas ordinereve qe me shajne. Rama Kumarxhi e fute vendin ne borxhe

Berisha: Fshihesh pas ordinereve qe me shajne. Rama: Kumarxhi e fute vendin ne borxhe

Debati për projektbuxhetin e vitit 2014 ka vijuar gjatë gjithë natës në Parlament. Seanca maratonë ka nisur që prej orës 11:00 të ditës së djeshme, ku po diskutohet paketa fiskale dhe buxheti i vitit 2014.

Pas 24 orë debatesh, Kuvendi ka miratuar në parim me 79 vota pro dhe 37 kundër, projektbuxhetin për vitin 2014.

Më shumë se 20 orë deputetët e mazhorancës dhe opozitës kanë analizuar dhe debatuar lidhur me dy çështjet e mësipërme. Kalimi nga taksa e sheshtë në taksën progresive, rritja e tatimit mbi biznesin, rritje të taksave të tjera, kanë qenë pjesa më e debatuar.

Rama: Kryefamiljari horr, kumarxhi (Berisha) zhyti vendin në borxhe

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij tha se, buxheti i ri po i hap një rrugë të re për vendin, duke dhenë fund rrugës së rrënimit. Kryeministri shtoi me tej, se qeveria e re është gjendur para një situate i është dashur të legalizojë borxhin që ia la qeveria pararendëse. Rama e krahasoi qeverinë e larguar, me një kryefamiljar kumarxhi, horr që e futi familjen në borxhe. Sipas Ramës edhe vendi ynë në të njëjtën situatë ndodhet. Ai tha se Shqipëria është e zhytur në një tërësi borxhesh, gjë që është dëshmuar edhe nga FMN-ja.

"Dua ta mbyll me një mesazh të qartë. Miratimi i këtij buxheti hap rrugën e re është fundi i rrugës së rrënimit dhe fillimi i rrugës së rimëkëmbjes ekonomike. Besoj se më takon që në emër të qeverisë të bëj një përmbledhje të shkurtër e konkrete. U fol gjatë për një rritje të befasishme të borxhit publik. Kemi qenë dhe mbetemi se e ardhmja nuk merret borxh për të siguruar mbijetesën e të tashmes në pushtet. Kur shtëpia ka një familjar kumarxhi që ikën e akumulon borxhe e gjithë shtëpia nuk e di fare, dhe një ditë të bukur sheh një karvan njerëzish që kërkojnë paratë. Ata i kanë dhënë borxh kryefamiljarit kumarxhi të shkojë të luajë për tekat e tij, duke e zhytur shtëpinë në një hall shumë të madh. Ky është hall i madh, ku Shqipëria u gjend për shkak të një zinxhiri borxhesh që nuk figuronin në defterin e qeverisë, kur kjo vinte në parlament e fliste për nivelin e borxhit. Këtë e kemi certifikuar nga FMN-ja". 

Borxhi i Berishës

"285 milionë dollarë kontrata të nënshkruara nga kryefamiljari, por që shtëpia nuk i di.

128 milionë dollarë tvsh, detyrim i marrë nga kryefamiljari por që shtëpia s’i di

50 milionë dollarë fatura për energji e ujë që shtëpia nuk i ka të regjistruara

60 milionë dollarë të tjera fonde ndihmë ekonomike, që përsëri shtëpia nuk i kishte të regjistruara në defterin e vet për të llogaritur borxhin

44 milionë dollarë marrë nga buka e gojës invalidëve për kumarin elektoral që nuk figuronin.

40 milionë dollarë kontrata lokale të financuara nga buxheti si puna e rrugës në Elbasan që ka mbetur rrugëve por që është qeveria që ka marrë përsipër ta financojnë dhe nuk figuron

10 milionë dollarë mos rimbursim i tatimeve që u janë marrë mijëra njerëzve për kumarin elektoral dhe harbimin e të qëndruarit çdo kush në krye të një kryefamiljari të ikur në drejtim të paditur

20 milionë dollarë fatura të papaguara për qoka telefona, lloj detyrimesh të mbartura

“Kur Çiljeta ja mori këngës më 28 nëntor, teknologjia e zërit kushtoi 1 milion e 420 mijë dollarë. Kjo është fatura e ahengut të një kryefamiljari që mori peng të ardhmen e shtëpisë dhe la prapa një rrëmujë në llogaritë e shtëpisë duke lënë te dera mijëra njerëz që thonë: Duam lekët tona",- tha Rama

Debatet Rama-Berisha

Rama - Mjerë ti që gjuha të është bërë oratoria e turpit tënd

Berisha- Unë nuk kam fjetur në hotel me më shumë se 750 dollarë. Nuk ka udhëtuar me biznes, manari i tij sugari Fuga udhëton gjithmonë me biznes, ngjitur me të, ky këtu (Rama). Askush nuk më ka peshuar as edhe me një qindarkë. Të tjerat janë mashtrime, bëre mirë që shkove te Shekspiri sepse rëndom quhesh ‘Edi Drama’ ndaj dhe unë kam kohë që u bëj thirrje shqiptarëve, ti mund të citosh ç’të duash, por një vizitë te psikiatri është jetike për vendin. Vetëm një mendje e sëmurë mund të mashtronte administratën amerikane. A e dini se kanë qenë ofruar 7 vende për armët kimike dhe ky u vetëofrua, i marr të gjitha tha. Ky pas refuzimit të statusit, morën ministrat paralajmërime për shkak të fjalimeve të tij. Çfarë prisni ju? Të vizitoni këtë njeri që me një të rënë të lapsit, merr borxh për të rrënuar vendin. Çfarë prisni ju t’i bëni një vizitë te psikiatriku. Kolegët të mi e kanë mjekuar këtë, vite më parë e kanë çuar me barelë të lidhur.

Po po, kam fakte. Momentet e fundit do ju sjell firmat juve. Vizitohu dhe mjekohu se nuk veprohet kështu, je në një post që ke rrënuar ekonominë e vendit, por rrënon kushtetutën, ligjet, gjykata kontrata të vendit gjeneron veç energji negative

E kërkon fjalën Rama, ndërhyn Meta: Mos harroni që janë Krishtlindjet sot

Rama -Ajo që na takonte ne për shqiptarët e larguam problemin e tyre të madh nga qeveria, ajo që na takon ne si shumicë pas 23 qershorit ne po e bëjmë duke e mos ndërhyrë në problemin e madh që ka opozita dhe duke i dhënë mundësi opozitës të ndjehet mirë dhe kur ndjehet mirë duke bërë keq për opinionin e parlamentin dhe nivelin e sjelljes që ky parlament demonstron. Them se ky parlament dhe opozita duhet të sillet me mënyrë të përgjithshme, se kur plakut të shtëpisë i sos kandili të mos sillet si plaku Mere në lagje, por bëjeni këtë që të mos e lemë Shqipërinë dhe Parlamentin në një lagje që turbullohet sa herë plaku del nga shtëpia edhe pse i është sosur kandili i arsyes.

E rikërkon fjalën Berisha 

Meta - Ki parasysh se janë Krishtlindjet sot

Berisha - Dy fjalë kam unë. Çdo dy tre muaj ndërron besimin ai, kot. Në një hark 3 mujor diskreditoi Shqipërinë para syve të botës, e bëri për karrigen e tij, bllokoi statusin, zgjoi reagimin më të madh, në një hark tre mujor po shndërron financat publike në një gjëmë të madhe që do zërë të parin atë poshtë. Unë e di që ju s’ia thoni, por ai duhet të vizitohet.

Berisha akuza të rënda ndaj Ahmetaj

Me një replikë të tij, menjëherë pas fjalës së ministrit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj qeverisë dhe ministrave për buxhetin e vitit 2014. Sipas Berishës, ky buxhet fsheh dështimet e kësaj  qeverie.

“Dëgjuat këtu alternativën e Hermesit, e një hajduti që ka vjedhur 11 milionë dollarë dhe dosja iu mbyll nga prokurori socialist. Këto fjalë kanë në bazë fshehjen e shpërblimit për vitin e ri, rrogën e 13-të, të fshehë, rritjen e taksave. Të fshehë shndërrimin e të gjitha premtimeve, në mashtrime. Të fshehë, diskrimimin që është bërë me këtë buxhet. Të fshehë gropën më të madhe të buxhetit, që është bërë nga mendje e sëmurë.

Të fshehë, nxjerrjen nga harta e Shqipërisë nga investimet. Skenarin alla Papandreu ndaj dhe nxjerrin ata që mund të mashtrojnë më shumë. Ky që foli para meje e kontrollon Canin, pasi e cilëson si matuf dhe e kontrollon të gjithin.

Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj: E lanë Shqipërinë me 740 milionë dollarë borxh

E lanë Shqipërinë me 740 milionë dollarë borxh vetëm sot të skanuara. Këta që ikën e lanë arkën bosh dhe përpara lanë një mal të madh me borxhe, rrapushiane që një qeveri e majtë si e jona duhet t’i sistemojë dokumentojë dhe paguajë mbrapsht.

Vendi ka humbur 1.4 milionë dollar keqmenaxhim nga taksat. Paketa rrëzon përfundimisht taksën e sheshtë dhe prezanton taksën progresive. Po 97 për qind të shqiptarëve përfitojnë. Heqim taksën e sëmundjes. Ne do të taksojmë më shumë duhanin se besojmë tek shëndeti i duhanit. Ky buxhet hap rrugën e zhvillimit të Shqipërisë.

Bode: Taksimi progresiv dëmton ekonominë

Taksohet në rritje konsumi familjar dhe prodhues. Karburanti do të taksohet më shumë për 84 milionë dollarë. Pagat përtej përfitimit të vogël do pësojnë një rritje të taksimit të përgjithshëm të tyre prej 13 milionë dollarë. Akciza mbi cigare e pijet alkoolike do të rritet taksimi me 4 milionë dollarë. Taksa e banesave dhe e pronës do pësojë rritje prej 5 milionë dollarë.

Taksimi progresiv dëmton ekonominë. 100 milionë dollarë më pak investime në krahasim  me vitin 2013. Niveli i investimeve publike do të bjerë në nivelin e 5 % të PBB është problem i madh. 920 mln dollarë do të merren hua borxh i ri duke e çuar në 74.8 % borxhin. Sigurisht që ka dhe do të ketë borxhe, gjithmonë krijohen prapambetje por kjo nuk justifikon rritjen e borxhit me 13 %. BSS-ja nuk garanton likuiditetin e borxhit.

Jozefina Topalli:  Rama po e çon Shqipërinë drejt rrënimit

I premtove parajsën se do hanë me lugë të artë. Që nga ajo ditë kaluan tre muaj dhe rikonfirmuar si standard blerjen e votës me 20 mijë lekë dhe abroguat ligjin, zhbëtë vendimet gjyqësore.

Administrata jeton në strehë frikë, e panik , hapët një gropë 500 milionë dollarë. Na humbët edhe statusin e rekomanduar dy herë. Çdo fletë e këtij buxheti ka një C4 në familjen tuaj, është një sahat me minë për familjen tuaj. Buxhet hedh në erë Shqipërinë. Borxhi është i çmendur. 1 miliard dollar është një cunam për ekonominë e brishtë.  Për 3 muaj borxhin e  çoi në 75 %, duke e rritur 13% ku ka ndodhur kjo. Gjeni një vend që të ketë rritur kaq shumë borxhin. Në 3 muaj Rama tradhtoi fuqitë e mëdha, sulmoi europën dhe e kërcënoi atë. Është gënjeshtër kur thoni është buxheti më i madh, në fakt është borxhi më i madh. Është buxhet solidaritar, solidaritet ka vetëm për miliarderët e grupit. Do të jetë vonë nëse nuk ndryshojnë këto shifra zoti kryeministër. Rrejte kur the do ulësh borxhin e rrite me 13%. Do ju them qytetarëve ndalni këtë kryeministër para se të jetë vonë, dhe vendi të shkojë në zgrip dhe t’iu lidhë për bukën e gojës.

Fyerjet mes opozitës dhe mazhornacës

Kryeministri Edi Rama ndërsa prezantoi buxhetin e ri për vitin 2014 tha se, ky është buxheti që i jep fund rrënimit dhe vë në lëvizje ekonominë e bllokuar shqiptare. Rama e cilësoi këtë buxhet të shlyerjes së borxheve dhe sipas tij është detyrim i qeverisë shqiptare ratifikimi i këtij buxheti të firmosur nga një milion shqiptarë. Por, kryeministri Rama tha se rruga përpara është e vështirë dhe se ishte i vetëdijshëm, se jo të gjithë do të mund të mbeteshin të kënaqur.

Ndërsa, ish-kryeministri Sali Berisha i cili ndërhyri disa herë radhazi, duke replikuar jo vetëm me zotin Rama, por edhe me ministrat e kabinetit të tij: “Ju keni dyfishuar taksat, biznesin e vogël e keni rënduar shumë më tepër. Ju jeni në luftë kundër të gjithëve, kundër qytetarëve, në luftë fiskale kundër bizneseve, në varfëri dhe mjerim ndaj të gjithëve. Çmimin do e paguani ju dhe do e paguani shumë shpejt. Me këtë buxhet po sillni një destabilizim të shpejtë dhe të rëndë të Shqipërisë dhe shqiptarët nuk do ta pranojnë kurrë këtë që po bëni ju”. Gjatë debateve, Berisha tha se shumë shpejt kjo qeveri do paguajë çmimin.

Berisha e akuzoi edhe njëherë kryeministrin, Edi Rama se ka shkelmuar të gjitha premtimet, me të cilat vodhi votat, duke u thënë shqiptarëve “kalova lumin…, të …kalin”. Berisha i kërkoi Ramës që të mos mbrohet nga "ordinerët”(deputetët e majtë), por të dalë vetë e të mbrojë paketën fiskale.

“Të mbrojë paketën e tij fiskale, me të cilën po mjeron shqiptarët si askush tjetër. Ty të kanë bërë synet politik, duhet ta zbërthesh vetë ti. Shërbehet me ordiner në mënyrë që të mbahet. Rruga është ti dalësh zot vetes”,- tha Berisha.

Edhe ish kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli replikoi me kryeministrin Rama, pas akuzave të deputetit Taulant Balla për vizita të shumta të saj jashtë vendit.

Topalli tha se deputetët e opozitës kanë lexuar mesazhet e Ramës, pasi sipas saj ai nuk kishte mundësinë t'i thoshte vetë në Parlament.

“Ti s’je burrë, nuk je për kryeministër, por duhet të të vijë turp”,- iu drejtua Topalli kreut të qeverisë, Edi Rama, i cili nuk replikoi me asnjërin prej tyre.

Rama: Kryefamiljari horr, kumarxhi (Berisha) zhyti vendin në borxhe

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij tha se, buxheti i ri po i hap një rrugë të re për vendin, duke dhenë fund rrugës së rrënimit. Kryeministri shtoi me tej, se qeveria e re është gjendur para një situate i është dashur të legalizojë borxhin që ia la qeveria pararendëse. Rama e krahasoi qeverinë e larguar, me një kryefamiljar kumarxhi, horr që e futi familjen në borxhe. Sipas Ramës edhe vendi ynë në të njëjtën situatë ndodhet. Ai tha se Shqipëria është e zhytur në një tërësi borxhesh, gjë që është dëshmuar edhe nga FMN-ja.

Berisha: Rama fshihet pas ordinerëve, u çon sms që të më shajnë

Deputeti Sali Berisha e mori sërish fjalën, menjëherë pasi mbaroi ministrja e Mbrojtjes. Berisha vijoi sërish me akuza ndaj kryeministrit dhe bëri thirrje që Parlamenti të votojë kundër këtij drafti ekonomik të hartuar nga qeveria. Sipas Berishës, buxheti u hartua fshehtas dhe penalizon hapur Veriun.

“Buxheti u miratua fshehtas në shpellën e qeverisë, maratonë gjithë natën për të fshehur të vërtetën nga ju arriti tani në finish. Ky është finishi i turpit, që kanë frikë nga veprat e tyre, i një procedure që vihet në funksion të fshehjes së të vërtetës me taksat. Se këta nuk ulin taksa, këta i ngrenë taksat dhe nxjerrin nga xhepi i qytetarit vetëm lekë.  Kjo është procedurë e turpshme që vihet në funksion të një gjëme që mban në vetvete ky buxhet, procedurë e turpshme që mashtron çdo qytetar shqiptar që shkelmon mbi ta produkt i injorancës totale i një mendje të sëmurë. Këta mburracakë, përsërisin si papagaj, megamshtrimin e një mëndje që prodhojnë çdo ditë gënjeshtra të tilla. Thirrja ime është votojeni kundër këtë buxhetin. Ah dhe kjo, ky buxhet ka përjashtuar Veriun, totalisht nga investimet”.

Gjatë fjalës së tij ndërhyri kryeministri Rama, i cili ishte ulur pranë deputetit Pandeli Majko dhe po diskutonin me njëri-tjetrin. Berisha nga foltorja e Kuvendit, ju drejtua duke i thënë: “Mbylle gojën aty se nuk dua të të numëroj gjëra që nuk dua të them. Se po të dua të them të gjitha variantet shqeto apo jo shqeto, ose dil jashtë po të duash rri aty ku je. E di unë, ke hall atë punën e synetit, por unë të flas në politikë, por ai fiziku nuk ta lejon ty, të veshin një këmishë të gjatë dhe pastaj të bëjnë synet. Ky është buxhet i një mendje të sëmurë. Mos u ngatërro me delikuentë, se e dimë që je t’i që fshihesh pas vetes tate, ke këtu 3-4 sharës profesionistë që u çon sms dhe fshihesh pas tyre”.

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli: E latë ushtrinë në ditë të hallit

Kishte sektorë që nuk ishin audituar prej vitesh. U kemi thënë hapur shqiptarëve se rruga e qeverisjes deri dje ishte e rrënimit dhe se politika e vjetër e borxheve dhe taksave dhe administrimit të pasurive e futi Shqipërinë në qorrsokak.  Me buxhetin e akorduar na duhet të paguajmë detyrime të papaguara për paga, për dieta, si për shërbime të tjera, u hoqët ushtarakëve trajtimit në mensa. Veshmbathjet e ushtarakëve aktualisht janë ose të huazuara ose të vjetruara, ose të zbardhura.  Me spitalin, u kemi shërbyer 70 mijë personave, ku vetëm 2 janë familje ushtarake. Shumë mirë kemi bërë që u kemi shërbyer. Po familjet e ushtarakëve janë të ushtarakëve.  Ky buxhet është më i miri, por asnjë togë nuk ka as edhe një pushkë si armatim të NATO dhe e di sa duhet për nevojat e tyre për armatim, 10 mijë dollarë.  Ne do t’ia dalim sepse nuk do harxhojmë për modernizim, por as për aktivitete të trashëgimisë ku Imami bën tenderin dhe familjari e fiton.

Myqerem Tafaj: Buxheti do të varfërojë shqiptarët

Ky buxhet nuk pritet të hap vende të reja pune, përkundrazi do t’i shkurtojë ato. Kjo paketë fiskale do t’i varfërojë pensionistët. Do të shkurtohen ndjeshëm vendet e punës në sektorin publik. Ulja e ilaçeve ka gjasa të rrisë çmimet. Krijimi i bizneseve të vogla është rruga e vetme e punësimit të të rinjve. Fermerët prisnin një buxhet që t’i favorizonte, por buxheti nuk e nxisin sipërmarrjen në bujqësi. Vendi ka nevojë për rritjen e fermave, për të rritur potencialet e vendit. Çdo sipërmarrës që ka një biznes të madh me këtë buxhet do të mendojë të investojë jashtë vendit. Një kompani e madhe më mirë do të kërkojë të krijojë kompani të vogla. Shkalla e investimeve të huaja do të pësojë regres.

Majlinda Bregu: Po talleni me qytetarët

Kemi 17 orë këtu, jeni tallur me qytetarët shqiptarë. Asnjë numër nuk është dëgjuar nga goja e kryeministrit, jo më shifra. Keni thënë vetëm gjëra të përgjithshme. Këtu nuk ka asnjë fije transparence. Kush priste ulje taksash e kuptoi se radhët u shtuan, 100% të shqiptarëve ky buxhet i varfëron. Kush priste rritje rrogash, do të zhgënjehet, kjo qeveri i ngriu. Kush priste legalizim falas, do të paguaj një më një. Kush priste nga të përndjekurit pagesë 25 euro në ditë, me këtë fond do të duhet të pres 23 vjet. Ky fond është krejtësisht i pamjaftueshëm. Kjo është një kulturë hakmarrje.

Arben Imami: Buxheti rrit taksat

Ky është buxheti më i madh, kjo është e vërtet, por me borxhin e marrë nga qeveria. Ky buxhet ka edhe taksat më të mëdha këto vite. Sistemi i taksimit ka qenë i thjesht dhe nxitës, me të riun rritet barra dhe ndërlikohet. Për të njëjtat paga një punonjës taksohet dy herë më shumë se një biznes. Do t’i marrim të pasurit parat dhe do të ja japim të varfërve ka thënë kryeministri, jo, kjo është shtresa e mesme. Me rritjen e taksës 15 % do të pengojmë investimet e huaja. Do të shkojmë tek ulja e punësimit, pa investim nuk ka punësim. Në Shqipëri nuk ka 1 milionë të papunë, këtë tani mund ta vërtetoni duke qenë se kontrolloni tani edhe INSTAT-in. Kjo nuk është rilindje.

Cani: Bode do të përgjigjet për abuzimet

Gjatë qeverisjes suaj ekonomia e vendit ka shkuar dy herë në prag gremine. Borxhi i fshehur është mohuar nga ish-ministri i Financave, bën zhurmuesin sapo përmendet shifra. Do të përgjigjeni për abuzimet. Janë fshehur afro 100 miliard lekë. Nëse nuk do të shlyheshin 35 miliardë lekë do të kishim bërë mjaft investime të tjera. Po na detyroni të marrim borxh, po marrim borxh për të shlyer borxhin tuaj, por 5 herë më ulët.

Ish-kryeministri Berisha kërkoi që seanca plenare të shtyhet për në datë 26 dhjetor. ‘Jemi futur në një ditë të shenjtë. Duhet të respektojmë të krishterët dhe t’i japim mundësi atyre të festojnë krishtlindjet. Jepuni mundësi shqiptarëve për transparencë’. Kërkesa e opozitës nuk u pranua.

Bashkim Fino: Buxheti, skaner i ekonomisë shqiptare

Ky është një buxhet i veçantë dhe realist. Për herë të parë i bëhet një skaner ekonomisë shqiptare. Buxheti synon rivendosjen e ekuilibrave fiskal të prishur vitet e fundit. Ky buxhet është hartua me konsultë me FMN-në. Buxheti e nxjerr vendin nga kriza ekonomike. Ky është buxheti që i vjen në ndihmë shtresës në nevojë. Ky është një buxhet i të gjithë shqiptarëve. Mëshirohen ato premtime që i janë dhënë shqiptarëve. Propozoj një mbështetje në reformën territoriale, në kushtet aktuale është kthyer në problem serioz në ekonomi.

Eduar Halimi: Rama nuk ballafaqohet me shqiptarët

Rama po vjen me këtë paketë fiskale me filozofinë e udhëheqësit që nuk dëgjon. Me rëndësi për shqiptarët është të dinë ku shkuan premtimet. Rama është munduar të shmang përballjet. Ke thënë në Vaqar se nafta e Saliut është më e shtrenjtë se në vendet fqinjë, ndërsa tani po bën të kundërtën po e rrit më tej çmimin me 120 lekë. Qytetarët do të paguajnë të gjithë, si ata me makina edhe ata që nuk kanë makina. Rama do të rrit tatimin për çdo banesë të shqiptarëve. Qytetarët vetëm humbin çdo ditë, bizneset gjithashtu. Rama e bëri buxhetin me shpresën se nuk do të ballafaqohej me shqiptarët. Sot do të paguajnë qytetarët shqiptarë, shpejt do ta paguash edhe ti.

Peleshi: Ky buxhet i kthesës dhe i rimëkëmbjes

Buxheti i vitit 2014 rrit pensionet, pagat e policëve, ul çmimet e ilaçeve. Ky buxhet nuk i merr më shumë, por i jep më shumë, biznesit të madh. Bashkia e Tiranës do të ketë një grant më të lart se, ai i vitit të transformimit të kryeqytetit. Shifrat e këtij buxheti tregojnë se ky është një buxhet i kthesës dhe i rimëkëmbjes. E rëndësishme është si do të zbatohen këto investime, si do të shpenzohen paratë e këtij buxheti. Kur një vend ka më pak burime kujdesesh ti shpenzosh me zgjuarsi. Shumë investime të qeverisë së kaluar nuk janë vënë asnjëherë në zbatim, shumë të tjera kanë ngelë të papërfunduara. Risia e kësaj qeveria qëndron në frymën me të cilën është ndërtuar ai buxhet dhe jo në shifrat e tij. Buxheti është hartuar me partnerë prestigjioz. Frymëmarrja e biznesit do të reflektohet nga kreditë e pashlyera. Ekonomia shqiptare me këtë buxhet futet në një trend pozitiv. Investitorët e huaj nuk u shtuan kur taksa shkoi në 10%, por u larguan, më i rëndësishëm është besimi. Në 100 ditët e para ne vendosëm gurin e themelit të shtetit ligjor. Shqipërinë e re nuk do ta ndaloni dot të ec përpara.

Patozi: Ky buxhet është qesharak

Buxheti është frymë qeverisjeje. Ky buxhet i keq do te zbatohet shumë më keq nga çka është. Ky fat e pret këtë buxhet, i cili përmbys premtimet e fushatës. Paketa fiskale heq një taks dhe shton tre të tjera. Ky buxhet është qesharak, e tillë është edhe aritmetika e kryeministrit, tre ditë më parë e tregoi kryeministri teksa i llogariti taksat tregtarëve. Kryeministri po i rrit taksat që shqiptarët të kenë më pak para në xhepat e tyre se pastaj do të kenë vese të këqija. Tahiri mburret se është buxheti që i kthen dinjitetin policëve, por çfarë bëhet me 3 milion të tjerëve. Kjo shoqëri nuk ka nevojë vetëm për policinë. Edhe vetë policët nuk do të ishin dakord që vetëm ata të kishin rritje page. Përmes paketës fiskale përfiton vetëm qeveria, kjo nuk shkon më shumë se 3% e popullsisë. Ky është një buxhet privat.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama