Berisha Gabova me ligjin 7501. Tani trafikun e droges e ben policia

Berisha: Gabova me ligjin 7501. Tani trafikun e droges e ben policia

Ish- kryeministri Sali Berisha pranon në një intervistë për News24, gabimin me ligjin 7501 për ndarjen e tokës.

“Përgjegjësia bazë fillon me ligjin e tokës. Ligji i tokës u votua në shkelje të hapur të parimit të pronësisë. U votua bazuar në principin e Xhefersonit ‘toka atij që e punon dhe atij që është aty’. U votua sepse fshati shqiptar ishte shndërruar në rezervuar të paimagjinueshëm njerëzor. Aty ku në vitet ‘50 ku kishin jetuar dy familje, tani ishin minimumi 15. Në të gjitha takimet e mia me fermerët, kishte vetëm një kërkesë, po na latë pa tokë, ne nuk kemi me çfarë jetojmë. Ligji nuk ndihmoi, por ishte i domosdoshëm,” tha Berisha.

Ai pranoi se legalizimet janë vonuar, pasi ishte një proces i komplikuar.

Duke folur për luftën ndaj korrupsionit, Berisha bëri disa komente për tre kryeprokurorë.

“Detyra ime ishte të luftoja korrupsionin në kopshtin tim. Korrupsioni mori një përgjigje, janë qindra të penalizuar dhe të dënuar. Nuk ka luftë efiçiente pa një Prokurori të Përgjithshme eficiente. Para Ina Ramës ishte Sollaku, por ai nuk ishte për atë punë, ai bënte gjykime totalisht politike.

Ina Ramën e sollën qarqe shumë të rrezikshme në atë pozicion, unë nuk e njihja. E sollën për të mbuluar aferat e tyre.

Llalla ka rekordin e tillë që nuk ka asnjë të dhënë ta ketë përdorur prokurorinë për qëllime politike.

Ndihma më e madhe që i jepet korrupsionit është trajtimi i tij politik. Gabim që e kam bërë edhe unë si ish- opozitar. Në rast se prokuroria merret me politikë prokuroria i bën dëmin më të madh luftës kundër korrupsionit,” tha Berisha.

Sali Berisha përsëriti akuzat e mëparshme se e majta erdhi në pushtet me blerje votash.

Ish- kryeministri tha se policia po e bën trafikun e drogës.

“Konkluzioni i dytë është se policia ka marrë në duar trafikun drogës. Nëse emëron në Durrës drejtor policie njeriun e filmuar në arën e tij të kanabisit, kjo do të thotë se ti je i vendosur të pasurohesh në mënyrën më të fuqishme me drogë dhe ta shndërrosh Shqipërinë në një protektorat krimi. Ne kemi bërë një transparencë të jashtëzakonshme në këtë drejtim”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama