“Zotërinj ministra, është e rëndësishme që ne të mbështesin fort institucionet tona kërkimore në përpjekjen e tyre për një shqyrtim të ndershëm serioz të një shekulli Shqipëri e pavarur. Nuk mund të thuhet se qëndrimet e njëanshme në histori nuk kanë ndikuar në qëndrime të njëanshme në tërësi, kështu që është e domosdoshme të ridimensionohen figurat kryesore të këtyre 100 vjetëve të Pavarësisë së vendit.
Besoj se disa prej tyre, Ismail Qemali, Ahmet Zogu, Hasan Prishtina, duhet të kenë praninë e tyre në kryeqytet. Pavarësia vërtet u shpall në Vlorë, por ishte akt madhor dhe këta dhanë kontributin e tyre të pamohueshëm”, theksoi ai. Duke folur për këto festime, Kryeministri kërkoi angazhimin maksimal të të gjitha institucioneve, në mënyrë që 100-vjetori të jetë një datë e shënuar për të gjithë. Për këtë arsye, Kryeministri tha se viti 2012-të do të jetë viti kushtuar flamurit kuq e zi, ndërsa njoftoi se do të bëhet logoja enkas për këtë përvjetor.
“Zoti ministër i Kulturës, së bashku me specialistët, do të bëhet edhe logoja e 100-vjetorit dhe do të prodhohen një tërësi objektesh të lidhura më 100-vjetorin, natyrisht mbi bazën e rregullave, konkurseve dhe mendimit të specializuar. Por duhet të bëjmë gjithçka, që Shqipëria 100- vjeçare të ketë atë pamje të bukur, që nuk e ka pasur kurrë më parë. T’i japim një pamje të re, një pamje të merituar. T’i kushtohet një rëndësi e jashtëzakonshme nderimit të çdo ngjarjeje, e cila bëri të mundur që Shqipëria të udhëtojë 100 vjet si vend i pavarur”, tha shefi i qeverisë.