Ish kryeministri Sali Berisha, ka reaguar në facebook për vendimin e kryeministrit Edi Rama për shkrirjen e INUK. Berisha shprehet se të njëjtin fat do të kenë edhe Tatimet, Inspektorati i Mjedisit dhe Policia Pyjore.
Berisha e konsideron veprimin e Ramës si një rikthim tek regjimi hoxhist gjatë të cilit nuk ekzistonte asnjë polici tjetër perveç policisë së shtetit.
Gjithashtu, Berisha ka deklaruar se përgjatë 11 viteve në krye të Bashkisë së Tiranës, Rama është faktuar kryekrimineli mjedisor i Shqipërisë.
Deklarata e plotë e Berishës:
Me vrap drejt shtetit policor! Rama qe flet per krime mjedisore ka te drejte, ato jane, por ai vet eshte kryekrimineli i mjedisit!!
Ne modelin e regjimeve diktatoriale, Edvin Kristaq Rama shpalli ne programin e qeverise se tij platformen “nje shtet nje polici”. Ky perben nje rikthim te plote tek regjimi hoxhist gjate te cilit nuk ekzistonte asnje polici tjeter perveç policise se shtetit. Ne zbatim te kesaj platforeme, qe nuk ekziston ne asnje vend te lire te planetit, sot Rama njoftoi se brenda nje muaji INUK do shkrihet dhe funksionet e tij do kalojne ne Policine e Shtetit. Burime afer tij bejne te ditur se i njejti fat pret Tatimet, Inspektoratin e Mjedisit, Policine Pyjore.
Keshtu pra, policia e PS do behet e gjithefuqishme per qytetarin e thjeshte, duke filluar nga vija e ujit dhe ndertimi apo rindertimi i baneses, tek taksat dhe detyrimet tatimore, lejet e mjedisit dhe te shfrytezimit te pyjeve. Kjo do sjelle falimentimin total me shpejtesi te policise dhe kriminaliteti do perpije teresisht vendin.
Rama justifikon vendosjen e shtetit policor ne Shqiperi nder te tjera me krimin mjedisor, nderkohe qe vet ai per 11 vite ne Bashkine e Tiranes eshte faktuar kryekrimineli mjedisor i Shqiperise. Ai eshte njeriu qe betonizoi Tiranen, dhe shkaterroi 85% te siperfaqes se gjelber te saj, duke reduktuar nga 4.2 m2 ne 0.8 m2 siperfaqe te gjelber per fryme dhe zhdukur me beton edhe 103 fusha, parqe dhe terene sportive, duke dhene leje ndertimi ne to. Betonizimit nga Rama nuk i shpetuan kolektori i diges se liqenit artificial as lulishtet ne mes te pallateve apo sheshet per lojerat e femijeve. Ai bertiste sot per krime mjedisore nderkohe qe ne kundershtim me Ligjin e Urbanistikes dhe te Mjedisit ai dha leje ndertimi ne sheshin e pallateve per gruan e tij.
Vetem ne prag te zgjedhjeve te vitit 2009, ai dha 120 leje ndertimi betonizimi te Tiranes, madje edhe ne terenin sportiv te stadiumi Dinamo. Nga 227 pallate te ndertuara gjate viteve te tij si kryetar bashkie 97% e tyre kishin shkelur kushtet urbanistike dhe lejen e ndertimit. Ndersa persa i perket zedhenesit te tij Lame, me te cilin Rama pret gjobat e legalizimeve, ju ftoj te vizitoni Golemin, nje veper horror e tij, per te kuptuar se çfare perfaqeson Lame.
Rama edhe sot esht kryekrimineli i mjedisit. Cili te doje mund te shkoje ne Qeparo dhe do gjeje se sarajet Rama – Kokedhima rriten dhe zgjerohen çdo dite vetem 30 metra nga bregu i detit ndersa sarajet e Gjushit ne Durres ndertohen direkt mbi rere!