Berisha Ne Universitete jo me tekste limonada pedagogesh
- Botuar: 15 vite më parë
- Shkruar nga:
"Jo me tekste limonada ne shkollat e larta. T'i pervishemi punes per perkthimin e literatures me te mire". Kryeministri i vendit, Sali Berisha, u kerkoi dje drejtuesve te universiteteve, stafeve pedagogjike, qe te perkthejne botime te huaja, kryesisht ato te gjuhes angleze. Gjate konferences "Reforma e Mesuesise", ai u shpreh se duhet te ngihet nje grup pune, qe te merret me rishikimin e te gjitha teksteve, pasi ka botime qe nuk plotesojne kriteret. Sa i perket vendosjes se gjuhes angleze si kusht per masterin, Berisha nenvizoi se eshte mjaft e rendesishme qe studentet t'i pershtaten tregut te punes dhe duke zoteruar kete gjuhe kane nje mundesi me shume. "eshte jetike qe anglishtja te jete, pas gjuhes sone, nje gjuhe per te gjithe. Ajo eshte gjuha e teksteve, eshte gjuha e shkences, eshte gjuha e teknologjise", tha Berisha. Kreu i Qeverise theksoi se mbetet problematik raporti pedagoge-studente. "Duhet te rekrutojme me shpejtesi pedagoge. Duhet te rrisim numrin e tyre, sepse eshte fusha ku ne duhet te synojme me ambicien me te madhe, per te arritur vendet e zhvilluara", tha Berisha. Nderkohe dje ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, lançoi reformen me te re, e cila do te perfshije te gjithe mesuesit.
Fillimisht do te nise si projekt pilot ne Universitetin e Elbasanit, per pergatitjen e tyre. "Reforma synon pershtatjen e nje strukture te re te studimeve, duke iu permbajtur struktures me tri cikle te Bolonjes. Ne te gjitha universitetet do te pershtaten studimet e masterit ne shkencat e edukimit me kohezgjatje 2 vjet per mesues te shkolles se mesme te pergjithshme dhe profesionale si dhe 1.5 vjet per mesues te shkolles se mesme te ulet (klasa 6-9). Ky model mbeshtetet kryesisht ne pervojen e Finlandes", tha Tafaj. Ai shtoi se reforma e mesuesise perfshin riorganizimin e studimeve universitare, kualifikimin e vazhduar te mesuesve si dhe hallkat e tjera te rekrutimit dhe karrieres. Kjo reforme eshte ne kohen e duhur. "Efektet e saj jane afatgjata. Si e tille ajo duhet projektuar dhe zbatuar me shume kujdes. Finlandes iu deshen 22 vjet qe te vjele frytet e reformes ne mesuesi", theksoi ministri i Arsimit. Ai shtoi se me ane te saj do te mundesohet atashimi i 1-2 shkollave 9-vjeçare dhe te mesme prane universiteteve qe pergatisin mesues per te realizuar praktiken e plote te studenteve si dhe kerkimet shkencore ne fushen e edukimit.
Nga : Gazeta Panorama