Berisha Ngjarja ne Beograd albanofobi

Berisha: 'Ngjarja ne Beograd, albanofobi'

“Një eksplozion i albanofobisë”! Kështu i ka quajtur deklaratat e zyrtarëve të lartë serbë ish-Kryeministri i vendit, Sali Berisha. Në një postim në "Facebook", Berisha deklaron se  "ka diskutuar gjerësisht për zhvillimet në stadiumin e Beogradit, skenat shokuese të goditjes së lojtarëve tanë, fishkëllimat dhe thirrjet kolektive në stadium ‘vdekje shqiptarëve’".

Berisha i ka bërë dekaratat në takimin e Forumit Ndërkombëtar të Crans Montanas, kushtuar kushtuar problemeve të sigurisë, energjisë dhe integrimit të Europës. Gjatë fjalës së tij, deputeti demokrat e ka vënë theksin mbi problematikat e sigurisë dhe të integrimit për rajonin e Ballkanit, duke mos anashkaluar incidentin e së martës në stadiumin e Partizanit, në Beograd.

Po ashtu, Berisha u përqendrua në zbatimin e marrëveshjeve midis Prishtinës dhe Beogradit, marrëveshjes së Ohrit, luftës kundër kriminalitetit, korrupsionit dhe mbi funksionimin e shtetit ligjor. Duke folur për sigurinë, ai deklaroi se anëtarësimi në NATO është rruga më e sigurtë për garantimin e paqes së qëndrueshme në Ballkan.

Në takim ishin të pranishëm Presidenti i Forumit të Crans Montanas, Jean Paul Carteron, Presidenti i Malit të Zi, Vujanoviç, Presidenti i Maqedonisë, Ivanov, Presidenti i Bosnjë Hercegovinës, Izetbegoviç.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama