Ish-kryeministri Sali Berisha iu referua dje në Parlament vendimit të qeverisë për të shpallur firmën e Damir Fazlliçit si fituese të tenderit për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit me Kosovën. Duke iu rikthyer akuzave që kanë bërë socialistët kur ishin në opozitë, se Fazlliç ka lidhje me djalin e tij, Berisha pyeti nëse tenderi i firmosur pak ditë më parë ishte sërish për Shkëlzen Berishën. "A e dini ju qytetarë se ky zotëri dërgon sekserë të pafytyrë dhe të ulet për të kompromentuar zyrtarët e këtij shteti, pasi nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të zbatuar ligje?
A i dini ju këto, apo jo? Ky parlament, këta të cilët e akuzonin Sali Berishën për tenderin e linjës se interkonjeksionit me Kosovën se kompania ishte e djalit të tij, dje firmosi në prezencë të njëjtin tender, për të njëjtën kompani. A mund ta thonë këta, e firmosën për djalin tim tenderin? Po ata që nuk kanë fytyrë, nuk kanë se çfarë të thonë", u shpreh dje ish-kreu i qeverisë gjatë debatit në Parlament.