Ish-kryeministri, Sali Berisha ka shprehur shqetësim për numrin e lartë të krimeve në vend, që sipas tij janë shtuar muajt e fundit. Berisha në postimin e tij në “Facebook” vë theksin tek pasiguria që është krijuar tek qytetarët, gjë e cila vjen edhe nga “zbulim dhe kapje zero e vrasësve, maskave trafikanteve nga Policia e Edi Rames”, thoi Berisha.
Ish-kryeministri shkon deri aty sa thotë se, “sipas partnerëve tanë, Policia ka marrë në dorë dhe drejton trafikun e drogës”.
“Piktori dështak loz futboll i rrethuar nga një batalion gardistësh e 250 policë. Për të mbuluar krimin që ka pushtuar vendin, me një cinizëm të paskrupullt ndaj qytetareve, ai bërtet tek i bie topit "Shqipëria, vend i sigurt". Kurse zëdhënësi i tij për rendin, njëkohësisht zëdhënës i bandave të rrezikshme, drekon me supervrasës, lexon para mediave komunikata të shkruara prej tyre, organizon në mes të ditës prita shtetërore për llogari të krimit”, shprehet Berisha duke iu referuar ministrit të Brendshëm.
Ish-kryeministrin e mbyll postimin me kërkesën për protesta: Në rast se ne nuk ngrihemi, do jetë protektorat krimi”.