Berisha Rama-Meta i dorezon doganat Crown Agents

Berisha: Rama-Meta i dorezon doganat 'Crown Agents'

Ish-Kryeministri Berisha komenton në rrjetin social “Facebook” vendimin e qeverisë për miratimin marrëveshjes me shoqërinë “Crown Agents Limited”, për asistencë në shërbimin doganor. Sipas Berishës, shoqëria “Crown Agents” është një agjenci private e futur në listë të zezë nga Banka Botërore dhe thuhet e nxjerë jashtë nga Bullgaria”.

“Ky vendim vjen pas votimit në Parlament të dekretit të gropës. Me këtë dekret qeveria në vend që 4 muajt e fundit të vitit të ruante më së paku nivelin mesatar mujor të mosrealizimit të të ardhurave në tatime dhe dogana të njëjtë me nivelin e muajve të fushatës elektorale dhe atyre pas zgjedhjeve, rriti me 4 herë mosrealizimin e tyre. Me këtë dekret ajo krijoi në 4 muaj, me ligj, një grope në të ardhurat e buxhetit prej 220 milionë dollarë. Me fjalë të tjera me dekret iu lanë klaneve të kupolës së PS, 220 milionë dollarë kontrabandë dhe evazion fiskal. Pas këtij dekreti vjen vendimi i sotëm për të dorëzuar me prokurim direkt një agjencie private doganat e shtetit”,- shkruan Berisha në “Facebook”.

Sipas ish-kryeministrit, “vendet partnere kanë protestuar për këtë vendim dhe kanë bërë të qartë se do të ndërpresin shkëmbimin e dokumenteve doganore me Shqipërinë ( mbasi nuk pranojnë të dorëzojnë dokumente shtetërore një kompanie private). Mosaprovim për ‘Crown Agents’ kanë shprehur edhe Banka Botërore dhe FMN dhe me se fundi mësojmë se Komisioni Europian, departamenti respektiv, ka shprehur qartë kundërshtitë e tij për këtë vendim absurd të qeverisë Rama -Meta”,- përfundon Berisha.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama