Berisha Rama i pret me entuziazem armet kimike

Berisha: Rama i pret me entuziazem armet kimike

Ish-kryeministri, Sali Berisha thotë se vendimi për shkatërrimin e armëve kimike siriane në Shqipëria është marrë tashmë. Në një postim në Facebook, ai shprehet se, vetë kryeministri Edi Rama u ka premtuar disa vendeve një gjë të tillë.

“Nga mediet e këtyre vendeve shqiptaret mësojnë të vërtetën se Edi Rama me entuziazëm u ka premtuar jo një, por disa vendeve anëtare dhe jo, të NATO-s shkatërrimin e këtyre armeve në Shqipëri” , shprehet Berisha.

“Rama përsëri dje mashtroi shqiptaret kur tha se nuk ka vendosur asgjë dhe me një cinizëm ekstrem u deklaroi atyre se "edhe në rast se do na duhet të marrim një vendim qofte në njërën anë qoftë në anën tjetër, me argumentet ëe do paraqesim, vendimi që do marrim do bëjë krenar çdo shqiptar". Pra qytetarët duhet ëe ndjehen krenarë pavarësisht nëse Rama do të vendosë për shkatërrimin e armëve ose mospranimin e armeve kimike siriane në Shqipëri, sepse më së fundi ai do marrë mundimin t'iu komunikojë atyre vendimin që ka marrë. Ky është një turp. Kjo është transparence Oruelliane”, nënvizon ish-kryeministri.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama