Berisha Rama i semure psikik kryebalozi i zi qe bllokoi statusin

Berisha: Rama i semure psikik, kryebalozi i zi qe bllokoi statusin

Një ditë pas marrjes së statusit të vendit kandidat, ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka dalë përpara shtypit, ku ka prekur shumë tema, që nga statusi deri te akuzat e zakonshme ndaj mazhorancës dhe Edi Ramës.

“Përshëndes vendimin e BE, që është realizim i qëllimit të çdo shqiptari që beson se e ardhmja europiane është me e shklëlqyera për atë dhe fëmijët  tij, – e nis fjalën e tij Berisha. – Kjo është një pasaportë e re besimi për të gjithë shqiptarët. Ata konsiderohen qytetarë të një vendi me statusin e kandidatit. Statusi është larg të qenit një pilulë antidepresive, qoftë edhe për ata që vuajnë nga depresioni”, – u shpreh ai, duke iu referuar Ramës.

Më pas, Berisha sulmoi kryeministrin për tezën se forcat e djathta të BE-së paskan vonuar marrjen e statusit të vendit kandidat. “Sipas tij, Shqipërisë iu vonua statusi për shkak të forcave të djathta në BE, por ky është një mashtrim i paskrupullt krye fund. Nëse do të ishin ato që do përcaktonin këtë, ne nuk do ta kishim marrë ndonjëherë statusin e vendit kandidat. Teza e Ramës për forcat e djathta, ishte thjesht një gjethe fiku. Vetëm Edi Rama e bllokoi statusin e vendit të tij. Përdorimi i këtyre tezave, është ndjella keq për Shqipërinë”.

Më tej lideri historik i Partisë Demokratike, ashpërsoi sulmin ndaj kryeministrit Rama.

“Rama, në daljen e tij mediatike për statusin, shfrytëzoi statusin për një revansh primitiv ndaj drejtësisë dhe e paraqiti drejtësinë shqiptare si balozin e zi, si demonin që i ka zënë rrugën shqiptarëve drejt integrimit. Ai foli se gjykatësit bashkëpunojnë me trafikantët dhe ai tha të vërtetën. Por kryebaloz në rrugën e tyre të integrimit, janë politikanët e inkriminuar dhe lidhjet polivalente të Ramës me krimin, në kuadër të aleancës së qelbësirave. Janë lidhjet e tmerrshme me trafikun të qeveritarëve tanë. Ky është kryebalozi i zi në rrugën tonë drejt Europës”.

“Parlamenti shqiptar ka vrasës, – shtoi Berisha, – ka persona që kanë burg për drogë e trafik. Rama ka qenë i lidhur si mishi me thoin, me bandën e rrugës së Kavajës, me bandën e Lushnjës dhe Hakmarrjen për drejtësi dhe me bandën e Dritan Dajtit. Klani i Fatmir Xhafës është një nga klanet më të fuqishme të drogës. Rama është kryebalozi i zi që ka lidhje me krimin”.

Në fund, Berisha e akuzoi Ramën si të sëmurë psikik, që ka nevojë të kurohet dhe të pijë ilaçet: “Problemi më i madh është sëmundja psikike e Edi Ramës. Unë e kam denoncuar atë që në fillim. Kartela e tij klinike është botuar vite më parë nga një nga këshilltarët e tij më të ngushtë. Kartela ka diagnozën dhe çdo të dhënë tjetër. Me këtë i kërkoj të falur publikisht çdo të sëmuri me këto probleme. Por ai me këtë sëmundje po dëmton vendin dhe të ardhmen tonë”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama