Berisha Rama ka kercenuar nje gjyqtare Llalla te nise hetimet

Berisha: Rama ka kercenuar nje gjyqtare, Llalla te nise hetimet

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi dje në faqen e tij në Facebook se kryeministri Edi Rama ka kërcënuar një gjykatëse të Kukësit, për shkak se kjo e fundit ka liruar një person të akuzuar nga policia për vjedhje të energjisë elektrike. “Kërcënim skizoid me zhdukje fizike nga Edvin Kristaq Rama i D.G Xh, gjykatëse në Gjykatën e Kukësit… Të dashur miq, burime plotësisht të besueshme nga Gjykata e Kukësit njoftojnë se tri dite më parë, Edvin Kristaq Rama ka telefonuar direkt duke sharë me gjuhën më ordinere dhe kërcënuar me zhdukje fizike një gjykatëse të respektuar që punon prej mbi 30 vjet në atë gjykatë. Shkaku i telefonatës, terrorit psikologjik, sharjeve dhe kërcënimeve me zhdukje fizike të Edvin Ramës ndaj gjykatëses ka qenë vendimi i saj për të liruar një person të akuzuar nga policia për vjedhje të energjisë elektrike. Kjo është vetëm njëra nga telefonatat e shumta kërcënuese që Rama u ka bërë vetë gjykatësve të Gjykatës së Vlorës, Gjykatës Administrative, Gjykatës së Apelit Tiranë etj”, – shkruan Berisha në Facebook. Për pasojë, ish-kryeministri i ka kërkuar Prokurorit të Përgjithshëm që të nisë hetimin për rastin në fjalë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama