Krahas projektligjeve që diskutohen çdo të enjte me tone të larta, në sallën e parlamentit ish-kryeministri Sali Berisha ka menduar se pjesë e diskutimeve të bëhet edhe këngëtarja Çiljeta. Ndryshe nga herët e tjera, këtë herë Berisha nuk ka zgjedhur akuzat e pafundme, por komplimentet për këngëtaren e nderuar siç e quajti ai për të përshkruar Çiljetën, duke shkaktuar kështu të qeshura në parlament.
Deklarata e tij për Çiljetën erdhi pas ironisë së kryeministrit Rama i cili gjatë publikimit të raportit pozitiv të KE-së për Shqipërinë tha se nuk do të ketë festime me performancën e Çiljetës pasi ai e sheh marrjen e statusit si detyrim.
“Kryetari juaj eurosocialist tha se nuk do të festojmë për marrjen e statusit, por kjo sepse është i vetmi që shprehet se e ka marrë statusin dhe kapet me këngëtaren e artisten e nderuar, Çiljetën. Të kishte 1/100 e performancës artistike të Çiljetës, do ishte piktor shumë më i suksesshëm se sot sepse nuk ka shitur kurrë një pikturë.” tha Berisha
Me sa duket Berisha ka vendosur të tregojë se është fansi më i madh i këngëtares Çiljeta si dhe performancave të saj artistike të cilat la të kuptohej se i ka ndjekur shpesh.
Nga ana tjetër deputeti i PS, Sokol Balla replikoi duke shtuar se një rikthim i tij në pushtet është i barabartë me shanset e Hondurasit për të fituar Kupën e Botës.
“Socialistët sot kanë një përvjetor të rëndësishëm dhe janë më krenar se kurrë për shkak se janë të bashkuar dhe këtë zotërinë e nxorri, dhe shanset që të vish prapë i ke saç i ka Hondurasi që të fitojë Kupën e Botës. Çiljeta e ka lënë me kohë po kam frikë se do e lësh edhe ti. Zotëria është bërë si Enveri kur fliste përqark.” tha Balla