Berisha Si me fyeu Arvizu

Berisha: Si me fyeu Arvizu

Ish-Kryeministri Berisha e ka quajtur “rast të humbur” intervistën e dhënë nga ish-ambasadori Arvizu para largimit nga Shqipëria. Duke komentuar rreth kësaj çështjeje, daljen e diplomatit amerikan në emisionin e gazetarit Sokol Balla, Berisha e ka quajtur një zgjedhje politike.  Sipas tij, Arvizu nuk u largua si mik i shqiptarëve dhe me gjestin e tij tregoi dobësi diplomatike.

Mesazhi i plotë i Sali Berishës

Nje rast i humbur per Ambasadorin Arvizu

Te dashur miq. Ambasadori Arvizu ishte mbreme ne interviste lamtumire para largimit nga Shqiperia. Ai kishte perzgjedhur per kete interviste, gazetarin me te preferuar te Edi Rames, Sokol Balla.

Mendoj se intervista e lamtumires ishte nje rast i mire qe ai te largohej si nje mik i shqiptareve, atyre qe qeverisin, atyre qe nuk mbeshtesin ndonje parti politike dhe atyre qe jane ne opozite, pa te cilet demokracia nuk ekziston. Por ai zgjodhi, ne rrafshin politik, te largohet thjesht si mik i Edi Rames dhe mbeshtetesve te tij. Per te faktuar kete, ai perdori termat me tipike si SHQUP, qe Edi Rama perdor per te fyer Partine Demokratike. Ne kesi rastesh, kur tjetri te fyen, ne shqiptaret, me vetpermbajtje i themi- fyerjen mbaje per vete. Kurse une i them ambasadorit Arvizu: fyerjet jane akte ekstreme ne diplomaci dhe se fyerjet ndaj opozites me fjalet e pushtetit, jo qe nuk nuk jane merite, por jane mjerim. Ato jane dobesi me shume se diplomatike.

Ambasadori Arvizu eshte ne ditet e fundit te qendrimit te tije ne Shqiperi, ndaj le t’i urojme Gezuar Festat e fund vitit dhe rrugen e mbare, si dhe te falenderojme me shume mirenjohje qeverine dhe Kongresin e SHBA, per vendimin e tyre miqesor per lehtesimin e vizave, nje kartoline kjo shume e bukur per festat e fundvitit per shqiptaret! sb


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama