Ish kryeministri Sali Berisha, duke iu referuar fjales se djeshme te kryeministrit Rama ne konferencen per strategjine kunder korrupsionit, i ka kujtuar atij gjithe aferat e bera gjate ketyre pak muajve pushtet dhe ato gjate kohes ne krye te bashkise.
Sipas Berishes, gjate kohes qe qendronte ne panel e mbyten kujtimet korruptive.
“Rames se trishtuar i erdhen ne mendje: vila e Dajtit dhe pallati 5 katesh i bashkeshortes ndertuar pa i paguar shtetit asnje qindarke ne tatime, ju kujtuan reklamat e qytetit qe ju dhane te tera Koços pa tender, rruget e qytetit qe Koçua i katranosi si ai, ju kujtuan spotet e Bashkise qe i shperndante vetem tek TCH; Vizion + dhe televizionet e tij, ju kujtuan gjobat 20% per te cilat eshte akuzuar direkt nga biznesmenet e Tiranes, dhenia e 80% e lejeve te ndertimit te bashkise Shkrelit dhe Eftimit te tij”- shkruan Berisha.
Fjalimi qe i ngeci ne fyt Edi Rames!
Te dashur miq, dje ne konferencen e trete ne tre muaj per luften kunder korrupsionit, fushe ne te cilen njelloj si ne ekonomi dhe luften kunder krimit te organizuar qeveria Rama – Meta jane pa program, ndodhi ajo qe pritej. Edi Rames i ngeci fjalimi ne fyt dhe per tu shfajesuar iu deklaroi te pranishmeve se “ja ku e kam fjalimin te shkruar por nuk po e lexoj”.
Ne fakt nuk mund te lexonte sepse gjate kohes qe qendronte ne panel e mbyten kujtimet korruptive. Rames se trishtuar i erdhen ne mendje: vila e Dajtit dhe pallati 5 katesh i bashkeshortes ndertuar pa i paguar shtetit asnje qindarke ne tatime, ju kujtuan reklamat e qytetit qe ju dhane te tera Koços pa tender, rruget e qytetit qe Koçua i katranosi si ai, ju kujtuan spotet e Bashkise qe i shperndante vetem tek TCH; Vizion + dhe televizionet e tij, ju kujtuan gjobat 20% per te cilat eshte akuzuar direkt nga biznesmenet e Tiranes, dhenia e 80% e lejeve te ndertimit te bashkise Shkrelit dhe Eftimit te tij.
Fjalimi i ngeci ne fyt Edi Rames sepse nena dhe babai i Tahirit jane kapur me kontrabande dhe evazion fiskal, sepse Cani i tij famoz per vjedhjen e thesarit dhe deklaraten e tij se Banka nuk ka patur flori, ju kujtuan Ahmeti i tij qe vodhi me kompanine e tij Hermes 10 milione dollare Albtelekomit, Beqja i tij qe humbi mandatin per abuzim me Frankon (baxhanakun e Rames) me tenderat e Bashkise. Gjiknuri i tij qe eshte me vella te skeduar per fallsifikim dokumantash.
Rama nuk lexoi dot fjalimin dje sepse Albpetrolin e mori per vete se bashku me Koçon, lojrat e fatit dhe Belleair-in e bukur me vellaçko Olsin edhe mafioze nga trevat e tjera shqiptare.