Portieri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Etrit Berisha është një hap lart ikjes nga klubi i Lacios në Serisë A. Mediat italiane shkruajnë për ndryshime të dukshme në portën e këtij ekipi.
Edhe Frederiko Marketi nuk e ka vendin e sigurt. Sipas "sport.leggol.it" konfirmimi për largimin e erdhi dje nga Parisi. Lacio duket e interesuar për portierin e dytë të Francës dhe ka hyrë në tratativa për kartonin e tij.
Situata duket se komplikohet edhe për Berishën. Pak kohë më parë gardiani i kuqezinjve kërkoi më shumë hapësira me klubin italian, por me sa duket zhvillimet e fundit po marrin një tjetër drejtim.
Portali italian shkruan edhe për largimin e portierit që luan me të rinjtë e Lacios, Strakoshën. Ky i fundit u huazua te Salernitana, por mesa duket nuk është i përzgjedhur për klubin kryeqytetas.