Dy deputetet , ndër më të vjetrat në Kuvendin e Shqipërisë Arta Dade dhe Jozefina Topalli janë përplasur në qëndrimet e tyre në Kuvend.
Fokusi ishte ish-kryeministri Sali Berisha për të cilat dy zonjat ndajnë qëndrime krejt të kundërta për veprimtarinë politike të liderit historik të Partisë Demorkatike.
Dade: Shprehja "qentë që flen mos i ngacmo", do t’i vinte për shtat një qenie këtu që u mundova të bëj diagonzën dhe më erdhën në mend një mori epitetet. Kjo qenie mund të etiketohet si telendar se në 8 vjet si kryeministër shpifte duke përgojuar të gjithë familjarët e opozitës. Epiteti më i spitaktuer është që ai është një kriminale, e madje shumë i rrezikshëm. Sepse duke dhënë urdhra, duke shkelur embargon e OKB, sikurse e ka pranuar vetë, duke bërë gërdecin që hodhi në erë 27 të pafajshëm, duke vrarë me urdhër të tij 4 vetë në bulevard, pa i përmendur vlorën sigurisht që ky është një kriminal, më vjen keq për deputetët e opozitës që janë të marrë peng. Angazhimi im në politike nuk do të kishte kuptim nëse nuk do të merreshim me Berishën. Rri shpresëplotë që nga kjo marrëveshje do të përfitojnë gjyqtarët, prokurorët në mënyrë që këtë kriminal shumë të rrezikshëm ta vëmë para drejtësisë. Lidhur me emrat që përmend këtu zoti Berisha. Unë do të inkurajoja gratë në politike të vazhdojnë të mbeten. Unë jam për gratë që nuk fusin hundët në punën e shtetit.
Topalli: Zoti kryetar do të kërkoja t’i qëndronit rregullores e të mos ketë epitete që kalojnë fjalorin e rrugës. Ju kërkoj të transkiptoni fjalën e zonjës, në pjesën që ajo foli me sinqeritet të madh atë që mendon dhe kërkon të bëjë përmes asaj që kërkon të bëjë reforma në drejtësi, që të vendosni opozitën në burg. Unë ju kërkoj tani. Unë kërkoj prej jush transkiptimin e zonjës ku tha me sinqeritet që prokurorët e gjykatësit të udhëhequr nga “teknicieni” që ka bërë kushtetutën e viteve
Por në kohën që debatohej për të, në sallën e parlamentit, vetë ish-kryeministri Berisha ishte larguar nga salla.
Dade shigjeton serish Berishen
Më herët kryetarja e komisionit parlamentar të Politikës së Jashtme dhe njëkohësisht deputetja e Partisë Socialiste Arta Dade në fjalën e saj gjatë diskutimit të marrëveshjes me SHBA tha se ky projektligj është luftë kundër korrupsionit, kundër krimit dhe vendosje në vend e drejtësisë së munguar duke cituar këtu 4 vrasjet në bulevard më 21 Janar dhe shpërthimin tragjik në Gërdec.
“Kemi ende drejtësi të munguar, për vrasjet e 21 janarit, nën petkun e politikës”, tha Dade.
Ashtu si në mbledhjen e fundit të komisionit të Jashtëm, Dade shigjetoi sërish ish-kryeministrin Berisha duke e akuzuar se ka cuar armë nga Shqipëria në Serbrenicë aty ku do të ndodhte më tej një masakër. Berisha u bë pjesë e akuzave të deputetes socialiste edhe si ish-president në vitin famëkeq të ’97-ës.
“Sa për përfaqësuesit e opozitës, do dëshiroja që të jenë në anën tonë pasi na i lanë peshqesh dhe na kanë lënë një gur të rëndë në kokë trashëgim. Do na ndihmonin. Duhet filluar nga ata që bënë krimin, që nga Gërdeci, që nga presidenti dhe Kryeministri në vitet 97’. Edhe armët e Srebrenicës, ka prova e fakte që u morën nga Shqipëria, dhe pas kësaj qëndron ish-kryeministri. Se harrojmë ne që ai ka qenë dhe president”, tha Dade.
Dade sqaroi se qeveria amerikane ka ofruar një fond prej 8 milionë dollarësh amerikan për sigurimin e ndihmave të nevojshme.
“Më tepër hetues dhe prokurorë të përgatitur dhe me kapacitet për zgjidhjen e çështjeve që prekin drejtpërdrejtë fushën e drejtësisë,kështu me këtë projekt shmangen vonesat dhe gjykimet jo profesionale si dhe ato të njëanshme. Ftoj të gjithë hetuesit e gjykatësit të përfitojnë nga kjo marrëveshje me dy projekte në luftën kundër trafikimit njerëzor e një sëre krimesh të tjera ndër ato dhe korrupsionit”, -tha Dade.
Berisha Dades për armët: U kemi dhënë barut dhe fishekë, por atyre që i derdhën plumb Millosheviçit, ja kemi dhënë falas dhe jam krenar për atë veprimtari, që i kthyen në zjarr kundër Slobodan Milloshevicit. Ka dhimbje ajo (duke ju drejtuar Dades), i lejon vetes të flasë për gjëra absurde