Berisha kalon cdo cak E ke gruan k***e! Perjashtohet 10 dite nga Kuvendi (VIDEO)

Berisha kalon cdo cak: E ke gruan k***e! Perjashtohet 10 dite nga Kuvendi (VIDEO)

Përveç replikave të shumta dhe fjalimeve të gjata për këdo dhe kur do, sot  Berisha ka degraduar në fyerje dhe ofendime në deklaratën e tij drejtuar ministrit Veliaj, duke e quajtur bashkëshorten e tij  ku... dhe prostitutë.

Mes akuzave kundër qeverisë, se mbështet krimin dhe trafikun e lëndëve narkotike, ish-kryeministri Berisha ofendoi ministrin e Mirëqenies Sociale dhe bashkëshorten e tij.

I menjëhershëm, ishte dhe reagimi i kryetarit të Kuvendit,  i cili ndërpreu menjëherë seancën duke mos lejuar vazhdimin e fjalorit banal të ish-kryeministrit dhe duke e përjashtuar 10 ditë nga Parlamenti.

 “Për arsye se seanca rrezikonte të degradonte dhe pas fyerjeve krejtësisht të papranueshme që Berisha përdori, edhe me kërkeesën e krerëve të grupeve parlamenteare të PS dhe LSI dhe me inciativën time, kërkova mbledhjen e Byrosë dhe Byroja në përputhje me nenin 65 pika 2: Kur deputeti fyen deputetët e tjerë ndalohet të marrë pjesë në seancën plenare dhe në komisione me 10 ditë. Kështu Byroja e Kuvendit vendosi, natyrisht pa marrë miratimin e anëtarëve demokratë, Edmond Spahos dhe Tritan Shehut, që: Berisha për shkak të fyerjeve dhe sjelljes së tij të ndalohet të marrë pjesë në punimet e Kuvendit dhe komisionet parlamentare në 10 ditë duke filluar nga sot”, tha kryeparlamentari Meta në rinisjen e seancës plenare.

Meta gjithashtu i bëri apel deputetëve të tjerë që: "Të jenë sa më të përmbajtur, të mos kalojnë në fyerje personale, të papranueshme se nuk është në favor të këtij institucioni të rëndësishmë siç është Kuvendi” .

 

 

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama