Berisha kercenon me trazira popullore Ua rrezoj qeverine me 5 mije protestues

Berisha kercenon me trazira popullore: Ua rrezoj qeverine me 5 mije protestues

Kryeministri, Sali Berisha i ka bërë thirrje qeverisë që të tërhiqet nga vendimet “antikushtetuese” dhe vendimet e “padrejta”. Berisha vuri theksin tek vendimi për heqjen e licencave për transportin e qytetarëve për furgonët. Berisha akuzoi qeverinë se po lë pa të ardhur “20 mijë familje, me synimin për të vënë kompani monopol” që kanë lidhje me qeverinë.

Ish-kryeministri u bëri thirrje drejtuesve të koalicionit qeveritar që të tregohen të kujdesshëm me pushtetin që morën nga zgjedhjet e 23 qershorit të vitit të kaluar sepse sovrani mund t’ua marri sërish atë që u dha me votë.

“A e dini ju mor zotërinj, ai sovran që është aty, ai sovran që po proteston aty (para Kuvendit), ai që ishte në protestë më 20 shkurt e bën pluhur brenda pesë minutash. Dëgjojeni mirë këtë që u them unë.”

I frymëzuar nga protestat në Ukrainë që sollën rrëzimin e pushtetit të Viktor Janukoviçit, Berisha kërcënoi në sallën e Kuvendit se mund ta rrëzojë qeverinë e majtë dhe me 5 mijë protestues.

“U dëgjova të bënin komente se ishin 5 mijë dhe jo 150 mijë. Por a e dini ju se 5 mijë nuk ka polici në botë që t’i përballojë. Po ju jeni naivë. A e dini ju se me 5 mijë nuk matet dot asnjë polici as me manualet më të sigurta”, u shpreh Berisha.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama