Në një kohë kur, kreu i Kuvendit, Ilir Meta, ka qëndruar indiferent ndaj akuzave të ish-kryeministri Berisha, deputeti i PS-së Taulant Balla e ka akuzuar atë për shpifje jashtë çdo imagjinate.
Balla: Në këtë foltore thuhen shumë lloj shpifjesh, njëri sigurisht mban rekordin. Po i lini burrat shtatzënë dhe po i fyeni njerëzit me asnjë lloj të drejte. Zoti ish-kryeministër që kujton se do çdo lloj informacioni vetëm kuantin tënd nuk e dije çfarë bënte e për të tjerët dini gjithçka. Ky zotëria që është zgjedhur me vota unanime të këshillit të qarkut Vlorë dje ka depozituar pranë institucioneve të gjithë dokumentacionin e tij dhe dy certifikata, një nga Ministria e Drejtësisë së Shqipërisë dhe një nga Ministria e Drejëtsisë së Italisë për akzuat që ju keni bërë. Rezulton se nuk ka asnjë dënim. Ka shkruar gazeta? Tani ky zotëria që e nxori dje futeni në Google rezulton i dënuar për mitmarrje. Nuk ju vjen turp, po i lini dhe burrat shtatzënë.
Berisha: Derisa Edvin Kristaq Rama do ketë avoketër përdhunues, ja ku është dokumenti edhe me film edhe i filmuar. Atëherë mjerimi është total për Edi Ramën. Një përdhunues i faktuar i denoncuar për përdhunim del dhe mbron një rrëmbyes, një njeri që synon të rrëmbejë një vajzë, ky është morali i Ramës. Pse nuk e mbron njeri tjetër, ai është i pambrojtshëm.
Meta: Ju lutem zoti Berisha mos ofendojmë njëri-tjetrin. Ai nxori një dokument.
Berisha: Z. kryetar këtu do na bini një video projektor dhe ne do të paraqesim çdo fakt çdo gjë. Të paraqesim çdo fakt që kemi.
Meta: Propozimi është që përveçse në teatër ta kthejmë dhe në kinema parlamentin.