Berisha me 45 mije fansa publikon edhe foton e nipit

Berisha me 45 mije fansa, publikon edhe foton e nipit
E diela për Kryeministrin Sali Berisha duket se ka qenë një ditë pushimi pranë familjes. Kjo kuptohet qartë nga faqja e tij zyrtare në Facebook, e cila në më pak se 48 orë nga krijimi i saj numëron më shumë se 45 mijë fansa. Gjatë ditës së djeshme, kreu i Ekzekutivit ka pasuruar faqen e tij me disa fotografi të tjera nga aktivitetet e ditëve të fundit, mes të cilave edhe një fotografi të shkrepur dje në familje së bashku me dhëndrin Jamarbër Malltezi dhe nipin e tij, Arti, 2 vjeç.

Në këtë fotografi, bashkëshorti i Argitës ka marrë në krah djalin në një foto në ambientet e brendshme të shtëpisë.

Fotografia në faqen e Kryeministrit shoqërohet me statusin: “Po kaloj kohën me familjen time këtë të diel dhe dua të ndaj me ju disa fotografi të familjes sonë: Abi dhe Arti- sb”. Të shumtë janë edhe përdoruesit e rrjetit social, të cilët ndjekin postimet e Kryeministrit. Sapo kreu i qeverisë ka hedhur foton në faqen e tij personale, më shumë se 2 mijë persona i kanë bërë “like” (e kanë pëlqyer) fotografinë, ndërsa rreth 150 përdorues kanë komentuar në këtë fotografi.

Dje në mesditë u bënë rreth 24 orë qëkur Kryeministri kishte paraqitur në takimin me të rinjtë në pallatin e sportit “Asllan Rusi” faqen e tij të re, numri i fansave i kaloi 30 mijë. Ndjekjen nga një numër i madh përdoruesish të rrjetit social, kreu i qeverisë e përshëndeti me një status. “Në 24 orëshin e parë në Facebook, numri i “fansave” po arrin në 30,000. Ju falënderoj për mbështetjen, është vërtetë shumë emocionuese – sb”.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama