Ndryshe nga thuajse të gjitha rastet e tjera, këtë radhë ish-kryeministri Sali Berisha ka lënë mënjanë akuzat ndaj mazhorancës në nisjen e fjalës së tij në sallën e Parlamentit. Nga foltorja e Kuvendit, ish-kryeministri Berisha është ndalur në 20 vjetorin e masakrës së Srebrenicës, duke e cilësuar këtë si masakrën më të tmerrshme.
Teksa dënoi këtë krim, Berisha kërkoi nga Parlamenti dhe deputetët, që të mbajnë 1 minutë heshtje në nderim të viktimave boshnjakë të vrarë nga policia serbe.
Deputetët e pranishëm në sallë, u sensibilizuan duke mbajtur të gjithë nga 1 minutë heshtje për masakrën e Srebrenicës.