Portieri i Kombëtares shqiptare Etrit Berisha mund të luajë për Torinon sezonin e ardhshëm. Aktualisht, ai ndodhet në stolin e Lacios si portier i dytë dhe sipas zërave të fundit largimi i tij pritet në merkaton e verës.
Mediat italiane shkruajnë se për Berishën është interesuar Torino, klub i cili aktualisht ndodhet në mesin e tabelës në Serinë A (vendi i 11).
Portali i njohur sportiv "tuttomercatoweb.com", shkruan se Torino është në kërkim të një portieri të ri dhe alternativa e parë është Etrit Berisha te Lacio.
Ndërsa si alternativë e dytë pas tij shihet Lukasz Skorupski, portieri i Empolit që është huazuar te Roma.