Prej disa ditësh qarkullon një lajm rreth interesimit të Everton dhe Aston Vilës për shërbimet e Etrit Berishës.
Mediat angleze kanë bërë me dije se portieri shqiptar është në fokusin e këtyre dy klubeve, të cilat po duelojnë në distancë për kartonin e gardianit të Lacios.
Me afrimin e Bielsas, Berisha do të rivlerësojë edhe një herë situatën që krijohet në klub, mirëpo duke qenë se trajneri i ri ka ardhur me disa alternativa për portin e gardianit, Berisha nuk do të pranojë që edhe një vit të qëndrojë si zëvendësues.
Meqenëse është në prag divorci me bardhekaltrit, trajneri Ronald Kuman ka shprehur dëshirën për të pasur në ekip shqiptarin.
Pas largimit të Marten Stekelenburg, Kuman kërkon të ketë në portë gardianin që zhvilloi tri takime në Europian me kuqezinjtë.
Mediat angleze raportojnë se holandezi ka urdhëruar zhvillime në merkato për të ardhmen e Berishës, pasi e ka piketuar si mbrojtësin ekstrem të Evertonit.